Borrell paralajmëron bisedime për dy tema të vështira
Pak ditë pas takimit nëUashington, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, konfirmojnëse Kosova dhe Serbia do vijojnë të ndjekin axhendën për normalizim të raportevefqinjësore. Takimi u mbajt në zyrat e Brukselit që prej gati një dekade ndërmjetësondialogun.
Kosova dhe Serbia janë zotuar t'i japin prioritetin më tëlartë integrimit në Bashkimin Europian dhe vazhdimit të dialogut përnormalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Qëndrimin e bënë të ditur të hënën kryeministri i Kosovës,Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, para takimittripalësh në zyrat e Brukselit.
Me një deklaratë të përbashkët, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, tha se secila palë dopërmbushë detyrimet e marra në zyrat e Brukselit që nga viti 2011, papërjashtuar ato më të fundit që rrjedhin nga marrëveshja e dakordësuar javën ekaluar në Shtëpinë e Bardhë.
"Dokumentet e firmosura në Uashington, dhe angazhimet emëparshme të palëve lidhur me dialogun, do ofrojnë një kontribut të dobishëmdrejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme përnormalizimin e marrëdhënieve."
Borrell tha seqëndrimet mes palëve mund të jenë të ndryshme, porse shtetarët e Kosovës dheSerbisë po punojnë për të gjetur pika të përbashkëta për adresuar çështjet ehapura mes tyre.
Në Bruksel u mbajtën gjatë ditës takimi i dytë i nivelit mëtë lartë në kuadër të bisedimeve dypalëshe që prej rifillimit të tyre në muajinkorrik.
Kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiç u pritën fillimishtnë tryeza të ndara nga diplomati europian, Borell, dhe nga i dërguari i posaçëmpër dialogun, Mirosllav Lajçak.
Palët shprehën qëllimin për pajtim për tri temat të cilatjanë biseduar prej javësh në nivel teknik, si çështja e të pagjeturve pasluftës, të shpërngulurit dhe bashkëpunimi ekonomik.
Kryeministri Hoti para takimeve në Bruksel tha se të vetmenmarrëveshje të suksesshme ai sheh atë që rezulton me njohjen e ndërsjellë midisKosovës dhe Serbisë.
Përpjekjet në këtë drejtim u hodhën më 4 shtator me paktinpër normalizim ekonomik të nënshkruar në zyrën ovale në prani të presidentitamerikan Donald Tramp.