Hoti pritet nga Pompeo: SHBA mbështetje Kosovës në procesin e dialogut
Gjatë vizitës së tij në Uashington, kryeminsitri i Kosovës Avdullah Hoti është pritur në takim edhe nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, i cili theksoi gatishmëtinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut.
Hoti bën me dije se Pompeo e ka uruar për arritjes emarrëveshjes me Serbinë, që u nënshkrua në prani të presidentit amerikan DonaldTrump.
Postimi i Hotit në Facebook
Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili më uroi për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderova SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.
Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, firmos edhe Trump