Pushuesit nga Kosova kthehen në shtëpi, radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Largimi i pushuesve kryesisht shtetas kosovarë nga bregdeti,ka sjellë fluks të lartë automjetesh në Rrugën e Kombit këtë pasdite.

Nga kryqëzimi i rrugës së Shëngjinit drejt Milotit dhe përgjatëRrugës së Kombit është krijuar trafik i rënduar.

Në Rrugën e Kombit nga Miloti në Rubik është  krijuar radhë kilometrike automjetesh.