Marrëveshja në Uashington jo pozitive për Kosovën, Biberaj: Trump i duhej fotoja për fushatën, Serbia siguroi dalje në Adriatik
Ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj nuk sheh asnjë përfitim të Kosovës në takimin e Uashingtonit.
Në gjykimin e tij të vetmit të fituar dolën Serbia dhe presidenti Trump.
Për Ora News, ai thotë se ky takim do të mund tëkonsiderohej i suksesshëm vetëm nëse do të kishte njohje reciproke.
Biberaj: Nuk kam pasurpritshmëri nga takimi i Uashingtonit, ishte një takim i përshpejtuar, inxituar, nuk kishte një program dhe as axhendë. E kuptoj që presidentit Trump, AmbasadoritGrenell dhe administratës amerikane uinteresonte një foto e tillë e një takimi të tillë për fushatë elektorale. Nësedo të kishim njohjen reciproke si pjesë të marrëveshjes do të ishte një takim isuksesshëm dhe Kosova do të fitonte të drejtën e saj dhe Serbia do të çlirohej nga makthi iKosovës. Fakti që është hequr dorë nga pika 10 e marrëveshje që ka qenë në draftpërbën një zhvillim jo pozitiv për Kosovën. Pjesa tjetër është pjesë e marrëveshjevekomerciale që mund të nënshkruheshin në Uashington, Bruksel, Beograd, Prishtinë.
Si njohës i mirë i çështjeve diplomatike, ai thotë se Serbia e di shumë mirë që Kosovën e ka tëhumbur por gjatë gjithë këtyre viteve janë përpjekur të fitojnë terren dukepasur parasysh mangësitë e diplomacisë si në Kosovë dhe Tiranë.
Biberaj: Nuk e quajtnormale që sot pas 21 viteve nga Lufta në Kosovë ku serbët kanë kryer masakranga më të tmerrshmet të ulemi në një tryezë të tillë bisedimesh dhe të kemi njëmarrëveshje që anon më shumë nga Serbia. Ka qenë një gabim taktik idelegacionit heqja dorë.Kryefjala duhet të ishte njohja reciproke.
Për Biberaj nga takimi i fundit, Serbia ka fituar terren sepse do të marrë pjesënë shfrytëzimin e Ujmanit, si dhe i krijohet mundësi për dalje në Adriatik.
Biberaj: Atë që nuk e kanë arritur për shekuj me luftra dhe me gjak me shqiptarët po e arrijnë me një marrëveshje. Duke njohur diplomacinë serbe ai dokument më shumë duket se është përgatitur në Serbi sesa në Prishtinë apo Uashington, qoftë edhe minishengeni. Është ide për krijimin e Serbisë së Madhe.Koha do të tregojë shumë gjëra por është një ide serbe dhe jo amerikane.
Intervista në studio me gazetaren Siklajda Shorja, përgatiti për online Besjana Kuçana