"Merrni tokën dhe mos u ngopshi por na dëmshpërbleni", protestë kundër devijimit të Lanës
Qindra familje, të cilat preken nga devijimi i lumit të Lanës,protestuan pasditen e sotme kundër projektit.
" Preken 300 shtëpi,nëse bëhet projekti i 2015 prek 30-40 objekte. Banorët e Lumit të Lanës të mbështeturdhe nga banorët e Unazës së Re, nuk jemi kundër projektit por kundër devijimit që po ndodh për shkak sebashkia e Tiranës po u shërben oligarkëve.Banka Europiane e Investimeve i ka kërkuarbashkisë të dëmshpërblejë banorët dhe projekti le të zhvillohet. Edhe ne këtë kërkojmë".
Ata kërkojnë me urgjencë nga bashkia e Tiranës që para se tënisë punimet të dëmshpërblejë banorët që preken nga shembja.
"Sipas takimit tëqershorit 2020 nuk ka me letra dhe pa letra, të gjithë do të trajtohen njësojsipas bashkisë së Tiranës. Bashkisë nuk i besojmë më.Do të prishësh objektin,vlerësoje dhe kaloji lekët në llogari. Nuk themi sa kushton e zhvilluar kjopronë, por të paktën jo në rrugë të madhe".
Mosbesimin ndaj bashkisë Tiranë e lidhin me rastin eAstirit.
"Ata thonë do uprishim shtëpitë, do u japim bonusin e qirasë dhe pas 2 -3vitesh bashkia do tëndërtojë 1 apo dy pallate për të na sistemuar ne. Ne kemi shembullin e qartë teUnaza e Re, asnjë nuk ka marrë bonusin e qirasë të premtuar nga Veliaj. Janëmashtrime dhe propagandë".
Argumenti i Bashkisë për ndryshimin e projektit është shmangiae përmbytjeve nga lumi Lana por banorët pretendojnë të kundërtën.
"Këtu nuk ka pasur asnjëherë përmbytje. Gjithçka bëhetpër pronat pas llamarinës".
Një apel patën edhe për Bankën Europiane dhe AmbasadorinSoreca.
"I bëj thirrjeBankës Europiane të Investimeve, ambasadorit të BE të mos nxjerrin qytetarët medhunë nga shtëpitë e tyre. Nëse nuk kanë fond për 300 shtëpi, të kthehetprojekti i 2015".
Lidhur me hapat e mëtejshëm ata thanë.
"Jemi mbledhur mëshumë për ta diskutuar me njëri-tjetrin, është takim i banorëve që preken ngaky projekt. Bashkia e Tiranës është në kohën e duhur për të reaguar, gjithçka bëhetpër tu shërbyer oligarkëve. Qytetarët përfundojnë në Lanë dhe rrugë të madhe.Ta kthejnë projektin e 2015 dhe të dëmshpërblejnë qytetatët. Kërkojmë mundin dhe djersën tonë. Meqë ka ndryshuar ligji, nadëmshpërbleni ato prona që do të na prishni dhe merrini këto "mos ungopshi"".