Spitalet "kapicë" me pacientë, 193 të shtruar në dy spitalet Covid, 153 raste të reja

316 persona kanë humbur jetën nga Covid 19, që kurpandemia u shfaq në vendi  tonë.

Në 24 orët e fundit raportohet se kanë humbur jetë 4 pacientë, ndërsa janë regjistruar 153 raste të reja në 847 testime të kryera.

" Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar" njoftoi Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

E rëndë vijon të mbetet situata në dy spitaletCovid, ku janë të shtruar 193 pacientë, 13 në terapi intensive, prej tyre 4në intubim.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 130 persona nga virusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikthimii nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rritrrezikun e përhapjes së infeksionit.  

"Prandaj i drejtohemi qytetarëve dhe bizneseve të kenë më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19", apelon Ministria e Shëndetësisë.    

COVID-19 – Statistika (6 Shtator 2020)

Testime totale              67904

Raste pozitive              10255

Raste të shëruara          6106

Raste Aktive                3833

Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2045

Durrës                          450

Shkodër                       302

Lezhë               216

Elbasan                        160

Korçë               145

Vlorë               134

Kukës              132

Fier                              111

Berat                68

Dibër               35

Gjirokastër       35