Shqiptarët votojnë me 25 prill, Biberaj: Të gjitha mundësitë që PD dhe aleatët të marrin një rezultat të thellë fitues
Presidenti Ilir Meta dekretoi sot 25 prillin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndërsa opozita kishte propozuar 18 prillin gjatë konsultimeve.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, thotëse një javë nuk përbën ndryshim kur vendi ka 8 vjet keqqeverisje. Sipas tij ivetmi shpëtim do të kishin qenë zgjedhjet e parakohshme.
Biberaj: Normale ështëdata 25 prill, mund të ishte 18. Nuk përbën diferencë një javë kur Shqipëria ka8 vjet që vuan nga një keqqeverisje e tmerrshme. Mirë do të ishte të kishimpasur zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të kishim një model tjetëerqeverisje.
Për Ora News, ai thotë se PD dhe aleatët e saj janë gati përtë korrur një fitore bindëse në prill 2021.
Biberaj: Patjetër që jemigati, kemi filluar fushatën që në qershor. Kemi mbaruar fazën e propozimeve përdeputetë dhe kryetarë bashkish, Komisioni i Vlerësimeve ka mbaruar fazën e parëdhe nga një listë me mbi 4000 kandidatë, kemi një listë me 1000 kandidatë.Selektimi vazhdon, të gjithë strukturat janë të angazhaura, kam pasur mundësi tëbëj fushatë në Durrës dhe Tiranë dhe mendoj se ka një motivim të jashtëzakonshëmsepse qytetarët shqiptarë janë të lodhur me korrupsionin qeverisës, varfërinëdhe papunësinë.
I pyetur nëse përzgjedhja e kandidatëve mund të shkaktojëprobleme për PD-në ai pati një mesazh për të gjithë kolegët.
Biberaj: Në çdo rast do tëketë pakënaqësi, grupi parlamentar është një numër i kufizuar. Por u bëjthirrje të gjithë kolegëve që janë në listë, edhe atyre që nuk e kanë kaluarfazën e parë, të tregojnë njëfarë durimi dhe mirëkuptimi. Të gjithë do të jenëtë vlerësuar dhe pjesë e administratës publike në qeverinë e PD dhe aleatëve tëtyre. Do të kemi dhe zgjedhjet lokale, duhen tejkaluar këto hatërmbetjet dhe tëshohim më larg për të përmbysur këtë qeverisje të inkriminuar dhe vendosur njëmodel të ri qeverisës. Të gjithë kolegët duhet të shohin interesin kombëtar nëradhë të parë.
Demokratët janë mbrapa PS e LSI për caktimin e drejtuesve tëqarqeve, por Biberaj thotë se koha është e mjaftueshme dhe se ky proces do tëmbyllet shumë shpejt.
Biberaj: Punë javësh edhePD do të ketë drejtuesit e qarqeve, nuk është vonë pasi jemi rreth 8 muaj parazgjedhjeve. Kryesorja është se jemi të përgatitur për të fituar zgjedhjet eardhshme elektorale.Janë të gjitha mundësitë për të pasur një rezultat të thellëfitues.
Shqetësim nuk ka as për mundësinë e heqjes së koalicionevezgjedhore.
Biberaj: Ka qenë njëzhvillim nonsens por këto janë "grahmat" e fundit të një qeverisjetotalisht të dështuar. Nuk mendoj se do të përbëjë ndonjë problem të madh çështjae koalicioneve. PD dhe partitë e opozitës kanë nxjerrë mësime nga e kaluara dhejemi të vendosur për implementuar një model të ri qeverisës. Sfida kryesorembetet ekonomia.
Biberaj përjashtoi mundësinë për mungesë besimi mes PD dhealeatëve.
Biberaj: Nuk ka hapësirëdhe as vend për mosbesim sepse në opozitë nuk ke se çfarë ndan përveç vuajtjevedhe sakrificave. Nuk shoh asnjë problem në radhët e opozitës.
Lidhur me Këshillin Politik ai tha se PD dhe opozita do tëvazhdojnë të japin kontributin e tyre.
Biberaj: PD dhe aleatët do të vazhdojnë të japin kontributin, është shumë e rëndësishme të përgatitet një klimë e qetë, paqësore dhe mirëbesimi për zgjedhjet. Ne jemi të bindur se do të fitojmë zgjedhjet sepse kemi kauzën, lidershipin, kandidatë dhe një program realist që po punohet. Nuk na tremb qeverisja e korruptuar, as bandat dhe as kriminelët. Janë të frikësuar dhe në minorancë.
Intervista në studio me gazetaren Siklajda Shorja, përgatiti për online Besjana Kuçana