Njihuni me babë e bir që vranë dhe groposën 23 vjeçaren, mohojnë akuzën por gjykata i lë në burg
Gjykata e Tiranës ka lënë nëburg Faik dhe Shkelzen Bucin, babë e bir, të cilët akuzohen se vranë dhegroposën 8 vite me parë 23- vjeçaren Eglantina Buci. Ngjarja ështëmbajtur e fshehur deri në dëshminë e njëtë penduari i afërt i familjes, i cilika treguar krimin e rëndë.
Këta janë Faik dhe Shkelzen Buci, babë e bir, (në foto) të akuzuar nga prokuroria për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.
Të qetë nëdukje para trupit gjykues, ata e kanë mohuar vrasjen e 23- vjeçares, dukepohuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.
Faik Buci, icili është i ati i viktimës ka deklaruar se me vajzën nuk kishte kontakte qëprej vitit 2010, ndërsa nuk ishte interesuar më për vendodhjen e saj pasi edinte se ajo ushtronte prostitucion ne Turqi dhe Itali.
Ai ka thënë gjithashtu se vajza ka qenë e fejuar me një djalë nga Fushë Kruja.

Avokati qëmbronte dy te pandehurit tha pas daljes nga gjykata se provat e prokurorisë janëtë errëta, ndërsa e vetmja gjë që i implikonte të pandehurit ishte një dëshmi e bërë në një tjetër proces nga një i penduar,i afërm i familjes.
"Personat vetë nuk e pranojnë qëështë kryer krimi prej tyre. Hetimi në vazhdimësi do të zbardhë të vërtetën nësekëta persona janë fajtorë apo jo. Provat janë të errëta, dyshime të bazuar mbinjë dëshmi që është dhënë në një gjykim tjetër."
Avokati thase eshtrave të gjetura në Malin me Gropa i është bërë analiza e AND-së, e cilapërputhet me ato të nënës biologjike të vajzës.
"Nga një gjykim i mëparshëm qëka bërë organi i procedurës ka konstatuar nga ADN se ato eshtra mund të jenë tëEglantina Bucit."
Me gjithëpretendimet e avokatit dhe mohimit të akuzës nga ana e të pandehurve, gjykata lanë fuqi për babë e bir masën e sigurisë "arrest me burg" deri nëperfundim të hetimeve.
E rejadyshohet se është dërguar në Malin me Gropa nga dy të afërmit e saj, ku më pas ështëvrarë dhe groposur.
Vëllai i 23-vjeçares, Shkëlzen Buci, është dukevuajtur një tjetër dënim ne burgun e Fierit për një ngjarje të ndodhur në vitin2017, ndërsa zbardhja e ngjarjes sëndodhur 8 vite më parë u bë e mundur nga dëshmia e një personi në një tjetërproces, i njohur i familjes, i cili ka qenë në dijeni të ngjarjes.