Fabrika e asfaltit në Allias pranë kopshtit, shkollës dhe qendrës shëndetësore

Banorët nëAllias të Ri të Tiranës kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për fabrikën epërpunimit të asfaltit që ndodhet pranë kopshtit, shkollës dhe qendrësshëndetësore të zonës. Ata kërkojnë zhvendosjen e fabrikës pasi u rrezikonshëndetin, ndërsa kritikojnë kryebashkiakun Veliaj se nuk ka mbajtur premtimine dhënë.

Fabrika e përpunimit të asfaltitnë Allias të ri vijon të jetë një problem shqetësues për banorët.

Banorët e zonës vazhdimisht kanëprotestuar për largimin e kësaj fabrike sipas tyre vdekjeprurëse, por deri mëtani nuk është marrë asnjë masë për zhvendosjen e saj.

Premtimet madje dhe ngakryebashkiaku Erion Veliaj duket se janë harruar.

"Kurvjen Lali Eri te shkolla thotë se do ta heqë fabrikën, ka 8 vite."

Kërkesa e tyre e vazhdueshmeështë që fabrika të zhvendoset sa më parë pasi po ndot ajrin dhe dëmton rëndëshëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Kjo fabrikë e cila është varësitë Bashkisë Tiranë siç duket dhe nga pamjet është në kushte skandaloze çka rritrreziqet për qytetarët.

"Ështëprobleme shumë i madh për banorët këtu, kemi shkuar edhe në polici. Ka ardhuredhe policia këtu, nuk dimë se si të veprojmë."

"Atë eka kryetari i bashkisë, ai duhet të heqë."