Plazh në shtator, shqiptarët e Kosovës e lindorët shtyjnë sezonin përtej gushtit

Shqiptarët e Kosovësshpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit, ndërsa kushtetatmosferike po lejojnë që plazhi të vijojë edhe në vjeshtë. Disa e kanëzgjedhur këtë kohë për të pushuar për çmimet më të lira dhe mundësinë e distancimitsocial që detyron periudha e pandemisë së koronavirusit.

Jemi në javën e parë të vjeshtës, por kushtet atmosferike dhe temperaturat e larta po lejojnë që sezonituristik të vijojë.

Shqiptarët e Kosovës që mbajtën gjallë turizmin mbizotëruan edhe këtëfundjavë në të gjitha plazhet nga jugu në veri.

Në Vlorë nuk mungojnë as pushuesit e huaj, kryesisht ballkanas e lindorë.

"Vij nga Maqedonia eVeriut dhe kam ardhur për herë të parë në Shqipëri."

"Vij për herë të parëdhe këto pushime dolën një surprizë për mua."

Për operatorët turistikë ky sezon nuk krahasohet me ato të viteve tëshkuara, por për një pjesë shtatori ka sjellë optimizëm.

"Situatë është shumëe mirë, jemi të rezervuar. Vjet kemi mbyllur sezonin në një 1 nëntor. Kushte janëtë mira."

I lartë mbetet numri i turistëve të vjeshtës edhe në Shëngjin, por atjepushuesit ankohen për abuzime me çmimet.

"Ka çmime shumë tëlarta. Gjithë gjërat janë mirë, përveç çmimeve."

Pushuesit e fundjavës u rikthyen edhe në jugun e thellë, ndërsa plazhi nëqytetin e Sarandës ishte nën zotërimin e të moshuarve.