Ish-mësuesja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sarandë

Një ish-mësuese nga Gjirokastra është gjetur e pajetë  në banesën e saj në Sarandë. Lida Dako,72-vjeç, dyshohet të ketë rreth një javë që ka ndërruar jetë për shkaqenatyrale, pasi trupi kishte nisur të dekompozohej.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të Sarandës.

Ajo jetojne e vetme pasi bashkeshorti i kishte ndërruar jetëdisa vite më parë, ndërkohë që nga martesa nuk kishte fëmijë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore ndërkohe që nga familjarët esaj, pritet të mbërrijë nga Gjirokastra i vëllai, D.Gega.