Masakër në Lanë, banorët e Astirit akuza Veliajt për devijimin e lumit

Rreth 300 banesa pritet të shemben për shkak tëprojektit të devijimit të shtrati të lumit Lana në zonën e Astirit. Për të kundërshtuarkëtë banorët e zonës u janë rikthyer protestave, me akuza për kryetarin ebashkisë Erion Veliaj.

"Vjenbashkia e Tiranës, hajdutët dhe kriminelë, vinë dhe na futen brenda portave nëmesditë sikur të kishim vjedhur. Poshtërsi kanë bërë ata. I kam thënë "t'ubëftë pushka top" po u fute brenda portës sime se 200 metra larg e ke Lanën."

"Psedevijohet lumi, nuk është rehabilitim. Është masakër, nuk është projekt".

Thonë se nuk kundërshtojnë zhvillimin e zonës, porkjo nuk mund të bëhet në kurriz të tyre ndaj kërkojnë dëmshpërblim për të gjithë.

Ata akuzojnë bashkinë e Tiranës se i gënjeu kur utha në sy të Bankës Europiane se do t’i dëshmpërblejë të gjithë njësoj.

 “Atathonë do u prishim shtëpitë, do u japim bonusin e qirasë dhe pas 2 -3 viteshbashkia do të ndërtojë 1 apo dy pallate për të na sistemuar ne. Ne kemishembullin e qartë te Unaza e Re, asnjë nuk ka marrë bonusin e qirasë tëpremtuar nga Veliaj. Janë mashtrime dhe propagandë”.

"Këtuka edhe vepër penale."

Po ashtu banorët e Astirit akuzojnë se nuk katransparencë për projektin përfundimtar, pasi ka devijim nga ai që ishte nëfillim dhe ku parashikohej të prisheshin shumë më pak shtëpi.