Presidenti Meta dekreton daten e zgjedhjeve: 25 Prill 2021
As në 18 prill dhe as në 9 maj, por në 25 prill dotë mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.
E diela e fundit e prillit është dita që presidentiIlir Meta ka dekretuar për ta çuar vendin drejt kutive të votimit.
Kreu i Shtetit nuk e ka vonuar firmën e tij nëdekret, vetëm 2 ditë pas konsultimeve me krerët e partive politike në vend.
Ish-aleati i tij, kryeministri Edi Rama, në njëvizitë të shkurtër në zyrën e Ilir Metës, ia la Presidentit në dorë datën ezgjedhjeve.
Këtij konsesusi i është përgjigjur edhe Meta, i cilija plotësoi dëshirën Ramës që parlamentarët e 2021 të mos caktoheshin me 2 maj,pasi kjo e dielë përkonte me Pashkët Ortodokse.
Data e dekretuar nga Kreu i Shtetit është 1 javëlarg të dielës që opozita jashtëparlamentare kishte kërkuar.
Por ashtu siç deklaruan opozitarët jashtëparlamentit, të gjithë do ta pranojnë 25 prillin.
Zgjedhjet shihen si e vetmja mundësi e PD-së së bashkume aleatët për të hyrë sërish brenda institucioneve, të cilët në shkurt tëvitit të shkuar dogjën mandatet e tyre si deputetë.
Presidenti “lau” duart” me zgjedhjet, ndërsa tashmëjanë palët politike të cilët duhet të përcaktojnë se si do të shkojnë nëzgjedhje, duke përcaktuar se sa do të hapen listat dhe nësë do të ketëkoalicione parazgjedhore apo jo.

Lexo dhe: Te henen mblidhet parlamenti
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dominojnë axhendën e parlamentit që pritet të nisë të hënën në orën 17:00.
Në këtë sesion të ri legjislativ do të formohet KQZ-ja e re si dhe nëse do të gjendet dakordësia mes PS dhe PD në Këshillin Politik do të implemtohen në Kod Zgjedhor edhe hapja e listave si dhe koalicionet parazgjedhore.
Paketa me 7 ligje të ndryshuara për shkak të marrëveshjes së 5 qershorit do të duhet të marrë kartonat jeshil të deputetëve në Parlament.