Biberaj paralajmëron Ramën: Me zgjerimin 12 milje, kufiri grek do të vijë deri te zyra jote elektorale në Vlorë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, ekonsideron kryeministrin Edi Rama i cili njëherësh është dhe Ministër i Jashtëm,amator në diplomaci.
Shkas mori nga deklarata e tij në mbështetje të homologutgrek, ku deklaroi se Greqia është në të drejtën e saj për zgjerimin me 12 miljetë ujërave të saj territorialë.
Me këtë teori, paralajmëron Biberaj Ramën, kufiri grek do tëshkojë deri në shtëpinë e prindërve të tij në Vuno apo zyrën elektorale të tijnë Vlorë.
Biberaj: Ai dha njëdeklaratë shumë negative, ku i jepte të drejtë kryeministrit të Greqisë duke thënëse pretendimi i tij për 12 milje është i drejtë. Nuk është aspak i drejtë. Ështëpretendim teorik që mund të zbatohet kur ka hapësira dhe mundësi. Nëse do tëzbatohet 12 milje jam i bindur që kufiri i Greqisë do të vijë dhe në shtëpinë ezotit Rama, të prindërve të tij në Vuno, edhe në zyrën e tij elektorale në Vlorë,do të vijë edhe në zyrën e elektorale në Durrës nëse do të bëjë fushatë. Nërastin më të mirë është i papërgjegjshëm, është profan në diplomaci, nuk njeh tëdrejtat ndërkombëtare.
Deri më tani nga Greqia është bërë e ditur se së shpejti në Tiranë do të mbërrijë Ministri i Jashtëm i cili do të diskutojë më palën shqiptare për rinisjen e negociatave për kufirin detar.
Intervista në studio me gazetaren Siklajda Shorja, përgatiti për online Besjana Kuçana