Devoll, shkolla e rrënuar, nxënës e prindër të fshatit Përparimaj ankohen për kushtet
Kur na ndajnë pak ditë nga nisja e arsimor, shumë nxënës në të gjithë vendin do të rikthehen në klasa në ambiente të papërshtatshme! Një prej tyre është edhe shkolla e fshatit Përparimaj në Devoll, ku mësimi zhvillohet në një godinë të rrënuar dhe pa kushte higjieno- sanitare aq të rëndësishme në kohën e luftës me koronavirusin!
Në këtë shkollë të rrënuar, me xhama të thyer, pa ngrohje e kushte higjienosanitare do të nisin vitin e ri mësimor mes pandemisë së koronavirusit nxënësite fshatit Përparimaj në Devoll.
Në mungesë të tyre, klasat janë bërë strehë për zogjtë shtegtarë
Mësimi online gjatë muajve të izolimit thonë se u la boshllëqe, por shkollaku kërkojnë të kthehen nuk u ofrojnë kushte për të mësuar.
"Kushtet janë shumëtë këqija. Shkolla ka suva të rënë, ka dritare të thyera."
Godina është ndërtuar në vitet 1970 dhe prej asaj kohë banorët thonë sendërhyrjet kanë munguar pavarësisht se premtime u janë dhënë.
"Muret janë tëthyera. Tani do të fillojë edhe i ftohti."
"Është bërë qysh nëvitin 1971. Nuk fillojnë dot mësim fëmijët."
Rreziku i koronavirusit ka shtuar frikën e prindërve.
"Unë nuk mendoj semund të fillojë mësimi i fëmijëve me atë gjendje."
Përgjegjësi i Shkollës, Dritan Staro thotë se situata është e njohur dhe e njëjtëprej vitesh, ndërsa së fundmi kanë marrë një lajm të mirë për ndërhyrje
"Shkolla ka ujë se nukka pasur më parë, gjendja fizike e banjës dhe shkollës lë për të dëshiruar."
Procesi mësimor do të nisë më 14 shtator ndërsa rikthimi në klasa bëhet meprotokoll kundër koronavirusit ku higjiena është thelbësore, por që në shkollëne Përparimaj do të jetë mision i vështirë.