"Do të hidhem nga 12 kate ose më jepni dokumentat", shqiptari mban në ankth disa orë policinë në Selanik
Një shtetas shqiptar vuri në alarm policinë dhe shërbiminzjarrfikës të Selanikut pasditen e kësaj të diele pasi ishte ngjitur në çatinëe një godine 12 katëshe dhe kërcënonte se do të hidhej.
Siç raportojnë mediat greke, ai i tha policisë se nuk kishte dokumenta qëndrimi nështetin fqinj. Pa para ai nuk mund të siguronte as strehim dhe jetonte në njëkasolle.
Aigjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.
Policia rrethoi zonën ndërsa në lëvizje u vunë negociatorëtpër ta bindur që të zbresë.
Pas disa orë negociata ai u bind të tërhiqej mbrapsht.
Diku pas orës 18:00, ai u ngrit nga çatia ku ishte ulur dheu mor në dorëzim nga policia të cilët e zbritën poshtë.
Fillimisht u dërgua në stacionin policor për tu transferuarmë pas në një spital psikiatrik për mjekim.
Siç raportojnë mediat greke, kërkesa e vetme e tij ishte pajisja me dokumenta qëndrimi nga shteti grek.



