“Ndërtimi” u merr jetën punëtorëve, 19 të vdekur gjatë këtij viti
19persona kanë gjetur vdekjen gjatë këtij viti pasi janë aksidentuar në vendin epunës. Vetëm këtë javë humbën jetën 2 punëtorë në kryeqytet, ndërsa u plagosnjë i tretë. Sektori i ndërtimit rezulton sektori më problematik, ku qyteti menumrin më të lartë të punëtorëve të aksidentuar është Tirana.
Kushtet e pasigurta në ambientet e punës në vendintonë vijojnë të marrin jetë njerëzish, ku vetëm në ditët e fundit humbën jetën2 punëtorë dhe u plagos një i tretë për shkak të mungesës së kushteve tësigurisë.
Rastet e humbjes së jetës në ambientet e punësjanë shqetësuese për këtë vit, pasi deri më tani mësohet se kanë vdekur 19punëtorë, shumica prej të cilëve kanë qenë punonjës të sektorit të ndërtimit.
Ndërsa për vitin e shkuar bëhet e ditur se kanëhumbur jetën në ambientet e punës 36 punëmarrës dhe plagosur rreth 171 tëtjerë.
Në 80 për qind e këtyre rasteve lidhen me mungesëne kushteve të sigurisë së shëndetit në vendin e punës ku sektori i ndërtimitështë më problematiku, si pasojë e mungesës së skelave, pajisjeve mbrojtësekolektive dhe individuale.
Në këtë aspekt ,Tirana është qyteti me numrin mëtë lartë të aksidenteve të ndodhura në punë, për të vijuar më pas me Durrësindhe Dibrën, për shkak të minierave në të cilat operohet në këtë zonë.
Shifrat shikohen me shqetësim për këtë vit dukemarrë parasysh dhe faktin që për më shumë se 2 muaj vendi u izolua totalisht.
Të premten policia njoftoi se ka arrestuar kaarrestuar inxhinierin e pallatit pranë spitalit “Nënë Tereza”, ku u rrëzua njëpunëtor dhe gjeti vdekjen.
Policia gjithashtu ka referuar materialet dhe përinxhinierin e një firme që merret me prodhimin e parafabrikateve, pasi gjatëkohës që ka qenë duke punuar me një nga pajisjet për prodhimin e zgavravemetalike në këtë firmë, ka humbur jetën një punëtor 35-vjeçar.
RASTETE VDEKJEVE NË PUNË
19 raste të vdekjeve të punëtorëve gjatë 2020
36 raste të vdekjeve të punëtorëve gjatë 2019
171 punëtor u plagosën në punë gjatë vitit kaluar
Sektori i ndërtimit sektori më problematik