Konferenca e Kryetarëve vendos ngritjen e Komisionit që do të zgjedhë KQZ-në e re
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dominojnë axhendën e parlamentit që pritet të nisë sot orën 17:00. Në këtë sesion të ri legjislativ do të formohet KQZ-ja e re si dhe nëse do të gjendet dakordësia mes PS dhe PD në Këshillin politik do të implemtohen në Kod Zgjedhor edhe hapja e listave si dhe koalicionet parazgjedhore. Paketa me 7 ligje të ndryshuara për shkak të marrëveshjes së 5 qershorit do të duhet të marrë kartonat jeshil të deputetëve në Parlament.
Shtatori politik ka nisur vrullshëm, ndërsa Parlamenti hap dyert sot për një sesion të rëndësishëm legjislativ.
Në orën 10:00 të paradites është mbledhur online Konferenca e Kryetarëve.
Në mbledhje u vendos ngritja e Komisionit që do të zgjedhë KQZ e re.
"Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga cdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020" thuhet në shkresën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, drejtuar krerëve të grupeve parlamentare ku u kërkon të dërgojnë emrat e anëtarëve.
Në bazë të dispozitave tranzitore, opozita jashtëparlamentare do të dërgojë një të dërguar të posaçëm, i cili do të zgjedhë anëtarët që i takojnë PD-LSI në KQZ.
Opozita ka nënkomisionerin, 2 anëtarë të Komisionit Rregullator dhe 2 anëtarë të Komisionit të Ankesave.

Nga opozita parlamentare kërkohen emrat për dy anëtarë në Komisionin e Posaçëm.

Parlamenti çel punimet në orën 17:00, katër orë seancë
Ndërsa seanca formale e Kuvendit do të çelë punimet në orën 17:00 ku do të ruhen të njëjtat procedura për respektimin e masave anticovid.
Burime nga konferenca e kryetarëve bëjnë medije se plenare do të zgjasë 4 orë, ndërsa për mbledhjet e komisioneve parlamentaredo të vendosin kryetarët e komisioneve nësë do të mbahen online apo fizikisht.
Pas ditës së sotme, seanca e radhës e Kuvendit do të jetë të enjten me 17 shtator ku pritet të ngrihet edhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për KQZ.
Axhenda e legjislativit do të fokusohet pikërisht tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill 2021.
Lexo dhe: Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve 25 prill 2021
Pas hapjes së garës për kryekomisionerin,nënkomisionerin dhe 10 anëtarëve të Komisionit Rregullator dhe të KAS-it,Kuvendi duhet të mandatojë edhe komisionin e posaçëm parlamentar i cili do tëvetojë të gjithë kandidatët për KQZ-në.
Sipas burimeve, në seancën e dytëplenare deputetët në sallë do të zgjedhin edhe përfaqësuesit e tyre të besueshëmqë do të ulen me të dërguarin e posaçëm të PD për të kaluar në sitë të gjithëata që do të aplikojnë për institucionin që do të administrojë zgjedhjet.
Pavarësisht vonesave që mund të sjellëpolitika, sipas Kodit të ri zgjedhor brenda dt 19 tetorit 12 anëtarët e rinj tëKQZ-së duhet të jenë votuar dhe miratuar nga Parlamentit. një tjetër çështje qësërish ka të bëje me parlamentaret e 2021 është implementimi i ndryshimevekushtetuese në kodin zgjedhor.
Shtatori do të rikthejë sërish Këshillinpolitik i cili do të duhet të dakordësohet për listat e hapura, koalicionetparazgjedhore si dhe për shpërndarjen e mandateve.
Nëse demokratët dhe socialistët do tëgjejnë gjuhën e përbashkët se sa do të hapen listat si dhe nëse do të mundësohetmbajtja e koalicioneve parazgjedhore atëherë drafti i Këshillit politik do tëshkojë në komisionin e e ligjeve dhe më pas për votim në Parlament.
Por përveç këtyre dy çështje që pritet tëhasin në debate të forta, deputetët në parlament do të përdorin kartonat e tyreedhe për një sërë ligjesh të dakordësuar që në marrëveshjen e 5 qershorit.
Ligji për partitë politike, ligji përsinjalizuesit, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Kodit Penal, Ligjin përPolicinë e Shtetit, Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe Ligjipër funksionimin e prokurorisë.
Por përpos ndryshimeve në kod zgjedhor, simazhoranca ashtu edhe opozita fokusin kryesor do ta kenë tek fushataelektorale.
PS për një mandat të tretë, ndërsa deputetëte pakicës në parlament po bëjnë përpjekje me parti të reja për t’u futur sërishnë sistem pranverën e vitit të ardhshëm.