Ekskluzive/ Ambasadori i Vatikanit eksploron bukuritë e Shqipërisë, ngjit Korabin
Të njohësh Shqipërinë duke prekur nga afërbukuritë që ajo ka, por edhe të flasësh me njerëzit e të gjendesh mes situataveqë të lidhin më shumë me grigjën që do t’i shërbesh.
Zgjodhi këtë formë të lidhjes së tij me vendintonë, nunci apostolik në Shqipëri imzot Charles John Braun, i cili ka mbushurplot 3 vite prej emërimit të tij nga Papa Françesku si përfaqësues i Vatikanitnë tokën e shqiponjave.
Për herë të parë larg mantelit të klerikut,por si një udhëtar që do të njohë nga afër bukuritë e vendit, traditat,kulturën dhe jetën e njerëzve, ai na rrëfen si ishin këto 3 vite të para tëmisionit të tij në Shqipërinë e vogël.
CharlesJohn Braun: Sëpari dua të them se këto 3 vite që kam kaluar në Shqipëri, kanë qënë ndër më tëbukurit e jetes. Kam ardhur ketu në pranveren e 2017, pasi u emerova nuncapostolik nga Papa Francesku. Sinqerisht dija pak për vendin tuaj. Për muaishte një vend misterioz, të cilin doja vërtetë ta njihja. Në këto 3 vite kamudhëtuar shumë, vizituar zona të ndryshme, nga Vermoshi në Sarandë. Vërtetë jamdashuruar me Shqipërinë. Është një vend me shumë kualitete. Nuk mund tëimagjinohet bukuria e natyrës, plazhet e bukura dhe malet madheshtore. Pastajka edhe një kulturë interesante që ndërthuret nga shumë elemente, që për mua siAmerikan e bën vendin tuaj shumë tërheqës. Njerezit shpesh këtu ankohen përsituatën ekonomike, apo probleme të tjera, por me syte e mi unë shoh më shumëelementë pozitiv. Bukuria e natyres, mirësia e njerezve, mikëpritja që gjendetkudo në këto troje, e kjo bën pjesë në kulturën tuaj. Si katolik pastaj mëduhet ta them, vlerat e familjes janë ende shumë të forta, sa nuk i gjenthuajse askund. Është një avantazh i madh për ju.
Pranon se është i dashuruar me malet e Shqipërisë, e ndoshta ky fakt bëhet më i gjallë ndërsa sheh se udhëtimet e tija janë të shumta në këto zona, veçanërisht në Alpet tona. Krah tij në këto eksplorime kanë qenë dy klerikët shkodranë, dom Nikolin Toma dhe Artur Jaku.

CharlesJohn Braun: Permendaplazhet, por malet mund të them se i dua më shumë. Këtu janë male me bukuri tëradha. Jam limituar pak me shumë në veri gjatë udhëtimeve. Sapo erdha bërikalimin Theth – Valbonë, që sot e preferojnë shumë. Pastaj kam bërë Nikq –Theth, më vonë me dy prifta miq të mi, kemi bërë ngjitjen e Jezercës që ishteshumë impenjative, por shumë mahnitëse. Në koman gjithashtu kam vizituar disakisha të vjetra katolike, ku arkeologët po bëjnë gërmime. Ndersa sot jemi këtunë një vend të bukur, malin më të lartë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut,Korabi, plot 2764 metra. Ishte një eksperiencë e bukur, me dy klerikët earqipeshkëvisë Shkoder dom Nikolin Toma dhe dom Artur Jaku. Një kënaqësi e madhepër mu. Në male njeriu ndihet afër Zotit. Si katolike e dijmë që shpesh Jezusishkonte në male, edhe mësimi i parë është fjalë mal. Janë vende shpirtërore.
Por takimi me të ndodhi në Korab, majën më tëlartë të Shqipërisë, për të cilin ai zgjedh të ndajë një mesazh të veçantë qëlidhet me “Shën Terezën e Kalkutës”.
CharlesJohn Braun: Kurflitet për Korabin, këtu në kufirin mes dy vendeve, Shqipërisë – Maqedonisë sëveriut, më lind në një tjetër mendim. Tek Nënë Tereza, e lindur në Maqedonine everiut, shenjtja e njohur në të gjithë botën, që na paraqet këtë aspektreligjoz të popullit shqiptar. Iku në qiell 23 vite më parë, por ndërsa jemikëtu mes malesh, më kujtohet ajo e bardha dhe bluja e veshjes së saj dhe dukeqënë këtu në këtë lidhje hapësinore mes dy vendeve, me vjen natyrshëm lidhja efortë që ajo kishte me Zotin dhe sa shumë donte këtë vend.
Tek malet nuk lidhet vetëm historia dhe tradita, por edhe një detaj tjetër që për të e bën të veçantë Shqipërinë, harmonia fetare.

Charles John Braun: Kur flitet për Shqipërinë, vërtetë që malet janë një pikë e terheqjes shpirtërore, jo vetëm për katolikët, por edhe për të tjerët. Për vellezerit tanë Bektashi janë të rëndësishme, kujtoj malin Tomorr, teqeja e tyre në atë mal apo në Krujë. Ato kërkonin këto vende të larta për të kryer ritualet fetare. Gjithashtu malet më kujtojnë një aspekt tjetër, atë të sensit të madh te bashkëpunimit, ndërveprimit, harmonisë fetare. Një avantazh i madh i vendit tuaj. E kam prekur vetë këtë gjë, nga bashkëpunimet me komunitetin mysliman dhe bektashi, e cdo fe tjeter. Sa darka dhe iftare me miqtë e mi të këtij komuniteti. Edhe Papa Francesko e vlerësoi shumë këtë dhe natyrisht që bën pjesë në identitetin dhe kulturën e vendit tuaj.
Imzot Charles Braun e mbyll mesazhin e tij duke i ftuar të gjithë ta vizitojnë Shqipërinë, pasi askush nuk do të zhgenjehet prej bukurive dhe vlerave që ajo përcjell.
