PD: Shqipëria humb 44 mln euro, Rama presion firmës greke për të favorizuar miqtë e tij
Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se po i zhyt shqiptarët me fatura të lartë për shkak të klientelizmit të qeverisë së tij.
Në një deklaratë për mediat GentStrazimiri nga selia blu bëri me dije se Shqipëria sërish ka dalë e humbur ngaGjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar përballë një komanie greke, e cila ishte edetyruar të largohej nga vendi ynë për shkak të presioneve edhe pse e kishtefituar tenderin për të kryer punimet në Rrugën-Tiranë-Elbasan.
"44milion euro është fatura e re që do të paguajnë shqiptarët për Edmond Begon,mikun e Taluant Ballës dhe të Edi Ramës. Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar kadënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke Aktor, e cila kishtefituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Kompania grekeishte kontraktuar nga qeveria shqiptare për të bërë punimet shtesë, por EdiRama në mënyrë që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës“Inerte Ekspress” te Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largontekompaninë Greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveriau largua pa marrë asnjë pagesë.
Përkëtë arsye Aktor iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar duke paditurqeverinë shqiptare. Me 1 shtator 2020, pra vetëm 5 ditë më parë, Arbitrazhishpalli vendimin që i jep të drejtë kompanisë greke dhe dënon Shqipërinë tadëmshpërblejë atë me plot 44 milion euro. Pra, qeveria shqiptare, për tëfavorizuar kompaninë e Edmond Begos me shokë ngarkon në këtë mënyrë buxhetin eshtetit shqiptar i cili sigurohet me taksat e qytetarëve shqiptarë. Edi Rama në2013 mori një rrugë të përfunduar dhe shpenzoi 138 mln euro kosto shtese: nga312 milion euro e parashikuar ne fillim, kostoja e rruges perfundoi në 450milion euro.
Pa asnjë bilanc në punë publike, pa asnjë rrugë tështruar, ne 8 vjet edhe ato investime publike që gjetën të gatshme ose i dhanëme koncesion ose i përdorën për ti vjedhur. Në një kohë kur mijëra qytetarëjetojnë ende në çadra dhe 99 përqind e shqiptarëve vuajnë krizën e thellëekonomike nga keqqeverisja, Edi Rama u shton një haraç të ri në kurriz. 44 milioneurot nuk i paguan as Edi Rama, as Taulant Balla dhe as Edmond Bego i cili morimiliona euro për tenderin e përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan. 44 milioneurot e kompanisë greke do ti paguajë një më një çdo qytetar i Shqipërisënëpërmjet taksave që do shtohen."
Fatura prej 44 mln euro i shtohet shumës që shteti shqiptar i detyrohet biznesmenititalian Francescho BechettiT.
"Kjofaturë që rëndon në xhepat e shqiptarëve dhe të ekonomisë së Shqipërisë, vjenvetëm pak muaj pas një tjetër ndëshkimi nga Arbitrazhi Ndërkombëtar. Për shkaktë banditizmit të Edi Ramës dhe interesit të Rilindjes, kjo gjykatë e ndëshkoiShqipërinë dhe shqiptarët me faturën 110 milion eurove për një dëm shkaktuar pashkak ligjor, biznesmenit italian Francescho Bechetti, media kritike dhebizneset e të cilit u mbyllen arbitrarisht nga qeveria e rilindjes sapo erdhinë pushtet.
Janëplot 153 milion euro për dy muaj që Shqipëria duhet tu paguajë vetëm dykompanive si pasojë e vendimeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar. 153 milion euro tëcilat do ti paguajnë shqiptarët, jo Edi Rama dhe miqtë e tij që sot ndajnëfitimet ndërsa shqiptarët vuajnë urinë. Për shqiptarët ka vetëm një rrugë që tëshpëtojnë nga mali i borxheve që po rrit çdo ditë keqqeverisja e Edi Ramës dhebanda e tij e Rilindjes.
Rrugaështë largimi një orë e më parë i kësaj qeverie dhe hapja e një rruge për njëqeverisje normale që mendon për popullin, ekonominë, jo që i zhyt ata në borxhepa fund. Çdo orë më shumë që qëndron në pushtet, çdo herë më shumë që hyn nëzyrën e Kryeministrit, Edi Rama plaçkit, tashmë, edhe mjerimin e shqiptarëve".
Strazimiri shton se Edi Rama së bashku me qeverinë e tij po plaçkisin dhe po varfërojnë çdo ditë e më shumë shqiptarët.