Kanabisi 2020, 150 mijë bimë të asgjësuara gjatë vitit, në Krujë mbillen për herë të tretë

Më shumëse 150 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar nga policia gjatë këtij viti nëparcela të ndryshme të vendit. Shifrat flasin për rritje me dyfish krahasuar mevitin e shkuar. Në disa parcela bëhet e ditur se bimët janë mbjellë për herë tëtretë nga kultivuesit e lëndës narkotike.

Korriku dhe gushti janë muajt ku janë zbuluar mëshumë parcela me asgjësimin e rreth 50 mijë bimëve, e më pas në qershor me 36mijë rrënjë.

Rezulton se në tre muajt e parë, për shkak edhe tëklimës, nuk janë raportuar për bimë të asgjësuara

Sipas burimeve të policisë mësohet se problematikepër këtë vit vijojnë të jenë zona e malësisë së Krujës dhe Shkodrës, disafshatra të Durrësit, Beratit por edhe zonat e Tepelenës.

Ditët e fundit në malësinë e Krujës, forca tëshumta policie dhe ato të FNSH-së nga Tirana kanë nisur aksionin për asgjësimine parcelave me kanabis.

Megjithatë mësohet se janë asgjësuar jo më shumëse 100 bimë kanabisi, në parcela të ndryshme e në zona të pyllëzuara.

Autorët dyshohet të jenë të njëjtët persona, tëcilët vijojnë të jenë në kërkim.

Në këto tetë muaj të parë rezulton të jenë asgjësuarsa dyfishi i së njëjtës periudhë të vitit të shkuar, ku u konstatuan 70 mijëbimë.

Kjo flet si për rritje të kontrolleve, por poashtu dhe në zgjerim të sipërfaqeve të zonave të mbjella.

ASGJËSIMET GJATË 2020

Prill    462 bimë

Maj  17.343bimë

Qershor  36.044bimë

Korrik rreth 50.000 bimë

Gusht rreth 50.000 bimë

Totali153 849

ASGJËSIMET GJATË 2019

Prill   12011 bimë

Maj  16302bimë

Qershor 14595 bimë

Korrik  15,098bimë

Gusht 12,973 bimë

Totali 70979