Denoncimi i banorit nga Kurbini: Po jetoj në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti, rrezikon të shembet
EduartHysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatëtërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparueshme në shtëpinëe tij.
Deripara një jave ai ka jetuar në çadër, madje fëmija i tretë ka lindur pikërishtaty duke qenë një nga historitë e vështira të periudhës së pas tërmetit.
Dukeqenë me fëmijë të vegjël Eduarti ka marrë një vendim të rrezikshëm duke lënëçadrën e duke u kthyer të jetojë në shtëpinë e dëmtuar.
Gjatëbisedës me përfaqësuesin e PD-së, kreun e FRPD, Belind Këlliçi, ai thotë seshtëpinë fillimisht ia kanë vlerësuar si të pabanueshme dhe për tu shembur.
Por mëpas ekspertët e tjerë që kanë bërë vlerësimin kanë ndryshuar mendje dhe e kanëklasifikuar banesën në nivelin e mesëm DS2 për riparim dhe jo rindërtimmegjithëse inxhinierët që në krye të herës i kanë thënë të mos hyjë në atëbanesë pasi rrezikon të shembet.
Shuma që përfiton nga ky vlerësim nuk i mjafton për të bërë asgjë me shtëpinë, ndërsa jeton vetëm me 100 mijë lek të kempit si invalid, vetë i gjashtë.
Qytetari:Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur nëçadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.
Këlliçi:Eduart, sa veta jeni?
Qytetari:Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër.
Këlliçi:Po pse vendose të futesh këtu?
Qytetari:Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës.Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.
Këlliçi:Në shtëpinë e prishur?
Qytetari:Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës.
Këlliçi:Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu?
Qytetari:DS.. Ka ardhur dhe më kanë thënë... kur kanë ardhur për herë të parëinxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.
Këlliçi:Edhe si të klasifikuan?
Qytetari:Pastaj kur ka dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk makanë vlerësuar siç duhet.
Këlliçi:Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë?
Qytetari:Asnjë lloj gjëje!
Këlliçi:Bonus qeraje, mbështetje financiare?
Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!
Këlliçi: Me aq lekë (fjala është përparatë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti nështëpi?
Qytetari:Asnjë gjë!
Belindi:Sa fëmijë ke?
Qytetari:3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh.
Këlliçi:6 muajsh?!
Qytetari:6 muajsh!
Belindi:Fëmija ka lindur ne çadër?
Qytetari:Në çadër, ne çadër!
Këlliçi:Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?
Qytetari:Po!
Belindi:Të ardhura financiare, çfarë keni?
Qytetari:Unë jam invalid. Marr një kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra).
Belindi:Vetë i gjashtë?
Qytetari;Vetë i gjashtë!
Belindi:Asnjë mbështetje nga shteti tjetër?
Qytetari:Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënëkëto gërmadha brenda!