Tiranë, shpërndanin lëndëve narkotike, prangosen dy të rinjtë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Tiranë.

Vihen në pranga 2 shpërndarës të lëndëvenarkotike si dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen rreth 620 gr lëndë narkotike, 2peshore elektronike dhe sende të tjera.

"Nëvijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnëlëndë narkotike si dhe në bazën e informacioneve të marra në rrugë operativeSeksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranëfinalizoi operacionin e koduar “Parkimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhearrestimi në flagrancë i shtetasve: S.K., 18 vjeç, dhe A.A., 20 vjeç, të dybanues në Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.A. ( nukjepen të dhëna të tjera për arsye hetimi)." -njofton policia.

Policia ka marrë informacione në rrugëoperative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kanabis në doza të vogla,në zona të ndryshme në Tiranë.

Policia ushtroi kontroll në parkingun ku ishtepunonjës shtetasi S.K., dhe si rezultat i kontrollit u sekuestru lëndënarkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, si dhe në një ambienttjetër të parkingut gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lëndë narkotike, gjithsejrreth 620 gramë, 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1shkop bejsbolli.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar seshtetasit S.K dhe A.A, merreshin me shitjen e lëndës narkotike për llogari tështetasit O.A i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive përkapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisëpranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.