Flet babai i Eglantina Bucit: Ajo është gjallë, është prostitutë, e kam mohuar si fëmijë, edhe sot po të më dalë para e vras
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2020, 11:11
Babai i Eglantina Bucit ka deklaruar në policia se e bija e tij është gjallë dhe është trafikuar.
66-vjeçari Faik Buci është i arrestuar përvrasjen e vajzës së tij së bashku me djalin e tij, i cili ndodhet prej vitesh nëburg.
Buci shprehet se vajzën e tij e ka mohuar së fëmijëdhe se ajo është prostitutë.
“Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para e vras”, ka deklaruar ai në polici.
Eglantina Buci 23 vjeç u zhduk pa gjurmë në vitin 2012, ndërsa për këtë krim, policia akuzon shtetasit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, përkatësisht babai dhe vëllai i viktimës.
Gjykata e Tiranes la ne arrest me burg babaim e djalin e tij.