Korçë, transportuan 3 emigrantë të paligjshëm, prangosen 2 persona
Vijon operacioni i koduar"Perimetri" për goditjen e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj përkalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Vihen në pranga 2 shtetas,të cilët po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm.
"Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Ersen Shima, 36 vjeç dhe Kristofor Mashini, 18 vjeç, banues në Tiranë." - njofton policia.
Dy shtetasit e mësipërm, ukapën nga forcat policore, mbi fshatin Poloskë, Devoll, duke transportuar memjetin furgon tip "Benz" tre emigrantë të paligjshëm, të cilëvekundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluanProkurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Ndihma për kalimtë paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".