Fuga: Një lidhje hekurudhore Nish-Durrës, me rëndësi gjeopolitike e turistike, të rinjtë me 50 € do vizitojnë Evropën
Përmes një postiminë Facebook, profesori Artan Fuga shkruan se perspektiva e një lidhjejehekurudhore Nish - Durrës ishte elementi më kyç në marrëveshjen e firmosurKosovë-Serbi.
Për Fugën, një gjëe tillë ka rëndësi ekonomike, territoriale, gjeopolitike, gjeostrategjike,turistike dhe kulturore.
Fuga: Mua më duket se perspektiva e një lidhjeje hekurudhore Nish - Durrësishte elementi më kyç në marrëveshjen e firmosur. Nëse realizohet, kur të realizohet, sa do tërealizohet ka një kuptim thelbësor për transportin e mallrave, udhëtarëve,kulturave, armëve, trupave ushtarake, makinerive, turistëve nga Evropa Qendrorenë Adriatik dhe nga Durrësi në thellësi drejt Hungarisë dhe më tej! Pra karëndësi ekonomike, territoriale, gjeopolitike, gjeostrategjike, turistike,kulturore! Pastaj historia e njohjes të Kosovës nga Serbia është tjetër çështjefare. Këtë e përcaktojnë aq shumë rrethana saqë mund të arsyetohet vetëm probabilishtdhe aspak sikurse arsyetojnë disa sipas planifikimit socialist pesëvjeçar përmbjelljen dhe vjeljen e duhanit!
Fuga shton se kështutë rinjtë shqiptarë do të kenë mundësi që me 50 euro të vizitojnë mrekullitë eEvropës.
Fuga: Shoh të rinjtë shqiptarë që në atë kohë me 50 euro në xhep do tëshkojnë për të parë bashkë me klasën mrekullitë e Evropës, qytetet e vjetragjermane, ëmbëlsinë e zonës rurale austriake, kishat dhe fshatrat hungareze,qytetet e bollshme polake, malet Karpate, të dalin në Bjellorusi në parqetpyjore madhështore natyrore, dhe do të kuptojnë sa e madhe, sa e mrekullueshme,sa tërheqëse, sa krejt tjetër nga çfarë dinë ata është Evropa! Me një çantë nëkrah! Hajde t'i gënjejë njeri pastaj me pallavra propagandistike! Jo ne kështu,jo ne ashtu! Do iu duken qytetet dhe fshatrat ku jetojnë si realitete që duhentransformuar nga e para!