Basha: 100 mijë shqiptarë kanë humbur punën, 32 mijë bizneseve të mbyllura këtë vit nga keqqeverisja

Përmes një postimi në Facebook, kreui PD-së, Lulzim Basha shkruan se 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punëspër shkak të 32 mijë bizneseve të mbyllura këtë vit.

Basha thekson se kjo krizë e thellëështë rezultat i 7 viteve me premtime të pambajtura, dështime dhe keqqeverisje.

Basha shton se vendi ka nevojë përndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund ta sigurojë vetëmnjë qeverisje ndryshe.

Basha: Tëpaktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak të 32 mijëbizneseve të mbyllura këtë vit. Sipas një studimi të Bankës Botërore, 6 në 10biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjessë masave bllokuese, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendeshpune. Kjo krizë e thellë është rezultat i 7 viteve me premtime të pambajtura,dështime dhe keqqeverisje. 7 vite me radhë Edi Rama ka rritur taksat dheçmimet, ndërsa paratë e shqiptarëve i ka vjedhur e shpërdoruar me një grushtoligarkësh, përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderave korruptivë.

Të njëjtat akte korruptive dhe demagogji ai po përdor dhe përrindërtimin, ndërkohë familjet e dëmtuara po bëhet gati një vit që jetojnë nëçadra, kontenierë apo shtëpi të rrënuara. Vendi ka nevojë për ndryshim, përfrymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund ta sigurojë vetëm një qeverisjendryshe. Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat. Taksa e sheshtë 9%, mbështetjapër biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa tëtjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdoshqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij.