Kalaja: Në grupin negociator shqiptar për detin ka spiunë, kemi ecur sipas axhendës së Greqisë

Në një intervistë për Ora News, gazetari Aulon Kalajau shpreh se në lidhje me zgjerimin e Greqisë në det, qeveria shqiptare duhet tëtregojë transparencë.

Kalaja tha se ka pasur një telefonatë të ministrit tëjashtëm grek me kryeministin Rama dhe kërkohet që të zbardhet kjo bisedë.

Aulon Kalaja: Qeveria greke ka folur për një zgjedhim me 12 milje në det. Në këtomomente ne kërkojmë transparencë nga qeveria shqiptare. Ne dimë që ka pasur njëtelefonatë të ministrit të jashtëm grek me kryeministrin Rama. Ne duam që të zbardhetkjo bisedë mes të dyve në një telefonatë dhe çfarë ka premtuar Rama në lidhjeme zgjerimin. Se ministria jonë e jashtëm thuhet se Greqia ka të drejtë, sikurtë jetë ministria e jashtme greke. Ne kemi ecur sipas një agjende të Greqisë,prandaj ne duhet të jemi të drejtë dhe me korniza historike të marrëdhënieve tëdy palëve. Unë jam për një marrëveshje ku Shqipëria nuk humb asgjë. Nuk kemi astokë dhe as det për të falur.

Kalaja nënvizoi se është folur me presidentin Meta dhese parlamenti nuk ka legjitimitet për të bërë një marrëveshje të tillë.

Aulon Kalaja: Ne kemi kërkuar që të vendosen në dispozicion protokollet ediskutimeve. Ndryshe nga kryeministri grek, Rama nuk bisedoi me askënd, as me presidentin,vetëm kur u bë e madhe presidenti futi një njeri në grupin negociator me Greqinë.Rama nëse do të zbatojë ligjin, duhet t'i japë atë që i takon Cezarit, Cezarit.Ne i kërkuam presidentit që të bëjë detyrën e tij në mbrojtje të kushtetutës,pasi jemi në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Madje, unë i thash se qeveriashqiptare nuk është legjitime për të bërë një marrëveshje me Greqinë në fundine mandatit të saj. Kjo marrëveshje është e përjetshme, pse të mos ftohen tëgjithë shqiptarët që japin mendimin e tyre.

Sipas Kalasë, në grupin negociator të Shqipërisë kapasur spiunë që kanë miqësi me Greqinë dhe ka rrjedhur informacioni.

Aulon Kalaja: Në grupin negociator të Shqipërisë ka pasur spiunë që kanë miqësi me Greqinëdhe ka rrjedhur informacioni. Ata bëjnë si teknicienë, por ne e dimë mirë se çfarëndodh në këtë vend. Kjo është një marrëveshje për gjithë shqiptarët dhe parlamentinuk është i plotë dhe kemi deputetë analfabetë funksionalë. Nuk mund të bëjmënjë marrëveshje pa Gjykatën Kushtetuese. Ne duhet të ngremë alarmin për tëmbrojtur territorin e Shqipërisë.

Kalaja shtoi se Rama është i kapur nga Erdogani, pordo të bëjë edhe djalin e mirë me Greqinë dhe do të përfundohet në një marrëveshjeku një kompani greke do të marrë koncesionin e rrugës Milot-Fier.

Aulon Kalaja: Rama ndodhet mes Ankarasë dhe Athinës. Është i kapur nga Erdogani, pordo të bëjë edhe djalin e mirë me Greqinë. Kjo mund të bëhet edhe për rrugënMilot-Fier, ku një firmë greke do të përfundojë me një marrëveshje, ku kompaniagreke do të marrë koncesionin e rrugës. Unë mendoj se kjo ka lidhje. Unë mendojse grekët do të marrin arterien kryesore të zemrës së Shqipërisë. 115 kilometrapër 35 vitet e ardhme me 10 euro vajtje dhe 10 ardhje. Besoj se këtë rast do tëndodhë kjo histori, firma greke do të marrë koncesionin dhe do të jetë e kënaqur. 

Intervistoi Leftion Peristeri, përgatiti A. Kurti