Laç, përplaset makina me motorin, humb jetën 65-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2020, 17:33
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Laç.
Si pasojë e përplasjes së një makine me një motor pranë një karburante,ka mbetur i vdekur një 65-vjeçar.
"Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin Pashk Perkola , 65 vjeç, banues në Laç, Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë tëshkakut dhe rrethanave të ngjarjes.