COVID-19 në Shqipëri, 135 raste të reja në 24 orë, 189 të shtruar në spital

Shifrat nga koronavirusi në Shqipërimbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u kryen 860 testime prej tëcilave 135 rezultuan pozitive.

Ndërkohë i lartë mbetet numri ipersonave të shtruar në spitale ku aktualisht 189 pacientë marrin mjekim. 12persona janë në terapi intensive ndërsa 4 në intubim.

Këtë të shtunë u regjistruan 6 viktima të reja ku numri total i personave që kanë humbur betejën me virusin është 312.

Gjithashtu u shënuan dhe 94 të shëruar.

Shpërndarjagjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon -33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë,Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë,Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.

Tështruar - Në spitalin Infektiv dhe “ShefqetNdroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 nëterapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dyspitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilëtkanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnëtë marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Viktima - Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve.

Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuke kanë fituar edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare. Ishprehim ngushëllimet familjarëve.

Apelii Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga fakti se një pjesë e rastevepozitive lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmëqytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes sëinfeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe MbrojtjesSociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullavetë higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dherespektimit të distancimit fizik.

COVID-19– Statistika (5 Shtator 2020)

Testime totale 67057

Raste pozitive 10102

Raste të shëruara 5976

Raste Aktive 3814

Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149,Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarjagjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2054

Durrës 466

Shkodër 296

Lezhë 204

Elbasan 154

Korçë 135

Kukës 129

Vlorë 125

Fier 113

Berat 69

Dibër 35

Gjirokastër 34

https://youtu.be/CvvpKlnq0NQ