U kap me 53 kg kanabis "çokollatë", gjykata e Shkodrës lë në burg pa afat italianin

Ditën e sotme (5 shtator) Gjykata e Shkodrës dënoi me burg pa afat italianin Cristiano Trapani.

Më datë 31 gusht të ai u kap në Muriqan teksatentoi të kalonte me automjetin e tij 52 kg kanabis sativa në formë çokollate tëfshehura në 3 bombula gazi.

Italiani Cristino Trapani, në praninë eAvokatit Anton Kosteri, deklaroi përpara gjykatëses se lënda e gjetur ishte etij dhe nuk ka bashkëpunuar me asnjë person për të kryer këtë veprim.

Gjithashtu ai pretendon se këtë veprim eka kryer për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Por autoritetet shqiptare kanë arrestuar një 36-vjeçar me iniciale E.L. në Kavajë i cili dyshohet se ka qenë ai që ja ka shitur lëndën narkotike italianit.

Prokurori Astrit Halilaj kërkoi arrestnë burg por gjithashtu, shprehu interes ndaj të arrestuarit që ky të bëhetbashkëpunëtor i drejtësisë.

Avokati Anton Kosteri dhe vetë shtetasiItalian kërkuan “Arrest në shtëpi”.