Yuri Kim viziton Lëpushën: Malësia e Shqipërisë është vërtet e bukur, shpresoj të kthehem së shpejti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2020, 08:19
Pas jugut duket se Ambasadorja e SHBA-së, YuriKim, ka vendosur që të vizitojë për pushime edhe Veriun.
Ambasadorja amerikane ka qenë në Lëpushë, zonëe cila ndodhet në Malësinë e Kelmendit, në Shkodër.
Ajo shkruan se Malësia e Shqipërisë ështëvërtet e bukur dhe do të kthehet sërish në foto e publikuara.
"Malësia e Shqipërisë është vërtet e bukur. Shpresoj të kthehem së shpejti përsëri."