Zbulohen letrat e Nënë Terezës, shkrimi në gjuhën shqipe, kujdesi për të vobektit dhe kombin

Në katër vjetorin e shenjtërimit të NënëTerezës janë publikuar tre dorëshkrime të saj. Përmes tyre hidhet dritë mbilidhjen e saj me mëmëdheun por dhe në angazhimin në ndihmë të shtresave nënevojë.

Drejtoriae Përgjithshme e Arkivave të Shtetit dhe Qendra për Hapje dhe Dialog CODekspozojnë për publikun shqiptar tre letra të shenjtores shqiptare AnjezeGonxhe Bojaxhi.

Letratjanë pjesë e letërkëmbimit të saj me presidentin e fundit Komunist tëShqipërisë Ramiz Alia dhe datojnë në tetorin e vitit 1989.

Letratjanë zbuluar vetëm para pak ditësh në fondit e arkivit të shtetit dhe menjëherëpasi është konfirmuar autenticiteti janë ekspozuar për publikun.

Triletrat e shkëmbyera me kreun e shtetit shqiptar, rrëfejnë përmes fjalës sëkujdesshme të hedhur në fletë fletoreje me shkrimin e vetë shenjtoresshqiptare, këtë udhëtim dhembshurie dhe dashurie për të varfrit, të vobektëtpor edhe për kombin pjesë e së cilit ishte origjina e saj.

Kyshkrim në gjuhën shqipe hedh poshtë çdo pikëpyetje të ngritur nga studiuesitnëse Nënë Tereza ka shkruar apo jo në gjuhën shqipe

Letrae fundit dërguar udhëheqësit komunist Alia, Nënë Tereza i mbyll me fjalët:

Unëdo të lutem shumë për ju

Zotiqoftë me ju...