Parlamenti në pandemi, raporti: Vendimmarrjet me praktika të përshpejtuara e cenim të transparencës
Në njëraport nga Instituti i Studimeve Politike bëhet me dije se në sesionin janar –korrik 2020 u zhvillua në shumicën e periudhës nën gjendjen e fatkeqësisënatyrore për shkak të tërmetit (2019) dhe sidomos pandemisë COVID-19.
Gjatëpandemisë aktiviteti i Kuvendit u bë kryesisht online, një praktikë unikeparlamentare, duke bërë që të ndryshonte funksionimi.
Nëraport konstatohet se vendimmarrjet u shoqëruan me ndryshime të shpejta tëRregullores, me praktika të përshpejtuara dhe të kufizuara vendimmarrëse, sidhe me cenim të elementëve të transparencës, konsultimit publik.
"Nevoja e Kuvendit përfunksionim e vendimmarrje u shoqërua me ndryshime të shpejta të Rregullores, mepraktika të përshpejtuara dhe të kufizuara vendimmarrëse, si dhe me cenim tëelementëve të transparencës, konsultimit publik dhe axhendës së rregulltparlamentare. Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese përmes procedurave tëshpejta, pa konsensus politik dhe me shqyrtim e debat online të tyre. Një numërnismash që u përfshinë në axhendën e Kuvendit nuk kishin të bënin me gjendjen eepidemisë, por kryesisht me nisma politike dhe elektorale të iniciuara ngaqeveria (nisma për përgjimet/policia, për amnistinë financiare, për legalizimine kanabisit mjekësor, për tregjet financiare, për proceset kalimtare tëpronësisë, etj)." - thuhet në raport.
Po ashtutheksohet se Kuvendi krijoi përshtypjen se nuk arriti të përmbushëpërgjegjësitë e tij kushtetuese në raport me kontrollin parlamentar tëpushtetit ekzekutiv.
"Kuvendi krijoi përshtypjen senuk arriti të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese në raport me kontrollinparlamentar të pushtetit ekzekutiv. Parlamenti ynë bën pjesë ndër parlamentet evetme ku nuk pati komision hetimor / mbikëqyrës për situatën e epidemisë, nuk patimonitorim të impaktit të akteve normative dhe as interpelancë me Ministrin eshëndetësisë gjatë periudhës së gjendjes së COVID-19. Kuvendi nuk pati mocionebesimi ose mosbesimi dhe as seancë të posaçme pyetjesh me kryeministrin.Shumica e akteve u shqyrtuan në komisione dhe u miratuan në seancë në një formëtë tillë sa krijuan përshtypjen e miratimit formal. Vetë votimi i aktevepërpara / gjatë diskutimit të tyre në seancë shkoi në funksion të kësaj tezekritike.
Kuvendi miratoi një numër shumë tëlartë ligjesh (115, ose dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit2018 dhe 2019), pati nisma të shumta ligjore nga deputetët (19 ose 46% më shumëse në të njëjtin sesion më 2018 dhe 2019), si dhe inicioi numër rekordinterpelancash (19 ose më shumë se të gjitha sesionet parlamentare 2017-2019 tëmarra së bashku). Megjithatë sasia e akteve të miratuara, nismave dheinterpelancave la në hije standardet e konsultimit publik, cilësinë e aktevedhe në disa raste edhe përputhshmërinë me Kushtetutën e RSH. Presidenti riktheunë Kuvend afërsisht 1 në 5 ligje. Komisioni i Venecias përmes opinionitkritikoi disa nisma të rëndësishme të mazhorancës dhe si reagim, Kuvendi pranoiheqjen dorë nga nisma për shkarkimin e Presidentit, nga heqjes së kompetencëskushtetuese të tij për betimin e gjyqtarëve kushtetues, si dhe për rishikimin epaketës ligjore “antishpifje”."
ISPkonstaton se krijimi i Këshillit Politik ndikoi në rivendosjen e dialogutpolitik dhe në draftimin konsensual të reformës së re zgjedhore.
"Krijimi në janar 2020 iKëshillit Politik ndikoi në rivendosjen e dialogut politik dhe në draftiminkonsensual të reformës së re zgjedhore. Fryma e dialogut e bëri sesioninparlamentar të vetmin në këtë legjislaturë, që nuk u shoqërua me protestapolitike të opozitës jashtë parlamentare kundër tij. Nga ana tjetër, KëshilliPolitik la në hije autoritetin e Kuvendit dhe Komisionin e Posaçëm të ReformësZgjedhore. Ndryshimet kushtetuese lanë gjithashtu në hije dakordësinë mbi KodinZgjedhor.
Klasifikimi i nivelit të efikasitetit të deputetëve nuk solli ndryshime të mëdha; deputetët Hajdari, Balla, Murrizi, Hysi u konfirmuan përsëri ndër deputetët më aktivë, kryesisht edhe prej pozitave funksionale që kanë në Kuvend. Këtij grupi iu shtua edhe deputetin Artur Roshi. Prurjet e kontestuara, kryesisht nga biznesi, rezultuan me pikë minimale efektiviteti edhe në këtë sesion. Gratë deputete ishin më cilësore sesa meshkujt në klasifikimin e efikasitetit (36 vs 32 pikë mesatare për deputet), përfundim që vjen në kontrast me perceptimin qytetar."