Zhduken të dhënat e tenderit? Kompania e Igli Gjelishtit mori 179 milionë lekë me shkelje

Kompania e Igli Gjelishtit, të cilin PD e akuzoi se ia ka kaluar fondet televizionit të Carlo Bollinos, ka fituar 16 tendera pa garë një pjesë të të cilave dhe në bashkëpunim. Por në prokurimin për regjistrin elektronik për vizitat te mjeku i familjes, në APP nuk gjenden të dhënat. Ndërsa dhe KLSH zbulon së paku dy shkelje.

Kompania Image & Communication Development, nën administrimin dhe pronësinë e Igli Gjelishtit, prej ditësh është sjellë në vëmendje pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike se fondet ja kalonte kompanive në pronësi të Carlo Bollinos.

Igli Gjelishit ka marrë të paktën 16 tendera, disa dhenë bashkëpunim, të zhvilluar pa garë, ku ose janë skualifikuar konkurrentët oseka marrë pjesë e vetme në prokurim.

Por një nga kontratat e rëndësishme të fituara ështëRegjistri elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes, me njëfond prej 179 milionë lekësh pa TVSH të fituar në shkurt të vitit 2019.

Pjesëmarrëse kanë qenë dy kompani dhe një prej tyreështë skualifikuar pasi nuk ka paraqitur ofertë, ndaj fituese automatikisht kadalë kompania e Gjelishti në bashkëpunim me një tjetër subjekt.

Pas më shumë se një viti nga nënshkrimi, në regjistrinelektronik të prokurimeve publike nuk arrihet të gjenden të dhëna shtesë përtenderët.

Ky fakt është konstatuar edhe nga një auditim iushtruar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në 8 tetor të po atij viti ngaKontrolli i Lartë i Shtetit.

Për kontratën “Regjistri elektronik për formularët evizitave të Mjekut të Familjes”, kontraktues“I & C D” raporti evidenton: "Përkëtë objekt prokurimi, nuk gjejmë asnjë të dhënë në Sistemi InformatikFinanciar i Qeverisë apo dokumentin e Projekt Buxhetit Afatmesëm 2018-2020ndërkohë që sipas APP ka një shpallje për prokurim e datës 27.12.2018 me fondlimit 190,001,000 lekë."

KLSH-së tërheq vëmendjen se Procedura e prokurimit kafilluar pa kaluar hallkat e miratimit ligjor.
"Procedura e prokurimit ka filluarpa kaluar hallkat e miratimit ligjor të projekteve për shpenzime për investimeduke marrë një angazhim pa fonde buxhetore dhe në shkelje të procedurave tëdisiplinës fiskale."

Por sërish nga autoritetet nuk është marrë asnjë masëdhe fondet kanë kaluar.

Prej kohësh KLSH i ka cilësuar abuzime tenderat kupjesëmarrësit skualifikohen, por sërish çdo gjë është lejuar në rrjedhënnormale.

Sipas partisë demokratike në shtatë muaj kompania e Gjelishtit i kaloi botuesit Carlo Bollinon një shumë prej rreth 1 miliardë lekësh.