Rama: Mu turrën se nxora Serbinë në det, sot minishengeni i bekuar nga Shtëpia e Bardhë
Pas marrëveshjes ekonomike të firmosurnga Kosova dhe Serbia ditën e djeshme (4 shtatori), kryeministri Rama kareaguar sërish.
Përmes një postimi në Facebook Ramashkruan se ka qenë i bindur që Kosova do ta pranonte minishengenin.
Ai ka sjellë në vëmendje kohën kurbisedohej për minishengenin teksa shumë figura politike nuk e kanë pritur mirë,tani që Kosova ka pranuar, ata e përshëndesin.
Postimii plotë:
Çdokomunikim, takim, marrëveshje drejt paqes përfundimtare, mes dy vendesh që ekanë mbaruar luftën mesveti, është në vetvete diçka pozitive. Të komunikosh mearmikun nuk është asnjëherë e gabuar në vetvete; as në mes të luftës, kur kjoështë e nevojshme dhe e mundur. E gabuar në vetvete është të mos komunikosh kure kërkon nevoja dhe krijohet mundësia. Ndërsa të mos komunikosh e të mostakohesh dhe madje të predikosh të kundërtën, e të etiketosh si tradhëtarë ataqë e bëjnë këtë, kur lufta ka mbaruar e kur armiku i deridjeshëm është fqinji isotëm e i nesërm, kjo është jo thjesht e gabuar! Është e fajshme.
Nuke kam dyshuar asnjë çast që do të vinte dita që Kosova do ta pranonte"Minishengin" e ashtuquajtur - për mua është Shengen Rajonal, aspak"mini"! Më ka "lodhur" vetëm refuzimi i pafundëm, koha ehumbur kot me shumicë, kompleksimi i dëmshëm i faktorëve racionalë në politikëne Kosovës; të cilët u strukën brenda guackës së absurdit të krijuar nga fansate turbofolk-nacionalizmit provincial, që e futi Kosovën në një rrugë qorredefaktorizimi ndërkombëtar e ftohjeje me aleatët e saj më të mëdhenj, Shtetet eBashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. Humbëm jo vetëm kohë e reputacion, me atëtaksën e famshme që do gjunjëzonte Serbinë dhe që u kthye në gjobë e lojës sëbrendshme elektorale duke plagosur Kosovën, po humbëm edhe shanse qës'përsëriten në ndeshjen politike e diplomatike me Serbinë.
Themhumbëm në numrin shumës, sepse unë nuk e ndaj dot Kosovën nga Shqipëria,sidomos kur vjen puna tek ajo ndeshje, ku autogolat e dy qeverive të mëparshmetë Kosovës kanë qenë njëri më spektakolar se tjetri. Dhe ku Serbia u kthye nëarmë në duart e turbofolk-nacionalistëve të Prishtinës, që bashkë me ca aleatëgjysmagjela në Tiranë gjuanin ajrin, duke helmuar e çoroditur njerëzit medemeknë mbrojtje të kufijve, po në fakt vetëm për të sunduar brenda kufijve! AsisojBeogradi mbeti i pasfiduar realisht për të avancuar në procesin e normalizimitdrejt paqes përfundimtare, ndërkohë që Prishtina u bë teatri i një luftevulgare për pushtet, mes "patriotëve" dhe "tradhëtarëve",në daç atje e në daç në Tiranë. Çfarë humori i zi me njerëzit e sidomos mezgjedhësit në Kosovë!
Elexova me vëmendje marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale dhe përtejkënaqësisë që u arrit, falë përfshirjes së Shteteve të Bashkuara - si edhepërtej lajmit fantastik të njohjes së Kosovës nga Izraeli (fort e rëndësishme eme rrjedhime potenciale shumë kuptimplota për ata që dinë ta lexojnë këtë fakt)- kam ndjesinë e hidhur të faktit se çka është firmosur dje, s'ka asgjë që nukështë pjesë e planit të kahershëm për Shengenin Rajonal, rrjedhojë logjike eprocesit të Berlinit, ndërkohë që koha e humbur deri dje është rrënqethëse.Inshallah të ketë mbaruar me kaq vrasja e pamëshirshme e saj, po kam frikë sejo dhe inshallah ta kem gabim!
Ajoqë në shqip u damkos me vite si tradhëti kombëtare, në anglisht u kthye brendanjë dite në arritje historike. Lexova pikën e marrëveshjes ku flitet për njëinfrastrukturën tokësore që do të nxjerrë Serbinë dhe Kosovën në një port tëthellë në Adriatik. Në Durrës i bie, sepse është llafi për atë rrugën Nish -Prishtinë - Durrës, që Saliu e ka pagëzuar si rruga e turpit të tradhëtisë sëEdvinit! Ajo rrugë ka qenë në tryezën e çdo raundi të Procesit të Berlinit,madje Albini pat kujtuar se dolën në shesh hartat e ndarjes së Kosovës, kur panjë foto nga Berlini ku ishte Kancelarja e Gjermanisë, Hashimi, Presidenti iSerbisë dhe unë duke parë vijën e asaj rruge mbi një hartë të BallkanitPerëndimor!
Tanihajde ma thoni, si të mos më kujtohet mua që kur Aleksandër Vuqiqi erdhi nëDurrës pas tërmetit, m'u turrën e më bënë Esad Pashë që nxorra Serbinë në det,ndërsa sot që "Minishengeni" në tokë, det dhe ajër është bekuar nëShtëpinë e Bardhë, shumica e damkosësve përshëndesin marrëveshjen, madje edhevetë puseta digjitale sb nuk bëzan(?)!
S'kaasnjë problem për mua personalisht kuptohet, e kam mësuar që në kësi rastesh,kur tregon me gisht hënën "patriotët" i turren gishtit! Po këtu kanjë problem të madh, shumë të madh, me NE, Shqipërinë dhe Kosovën bashkë, ku ipaguajmë kosto të tmerrshme politikës së poshtër të ca bajraktarëve hileqarë,këtej e andej bjeshkëve, të cilët për delirin e tyre të madhështisë dhe etjen etyre për pushtet, helmojnë popullin papushim me gjuhën e urrejtjes, akuzat epërbindshme, shpifjet e pambarimta, duke pozuar si patriotë të zjarrtë e dukendjezur përditë zjarrin e dasisë mes shqiptarëve! Dhe problemin e bën të madh faktise rëndom në kurthin e gjuhës së tyre, bien plot shqiptarë të sinqertë, tëcilët një Zot e di se kur do t'a mësojnë erën e këtyre leckave të djegura, që idjegin kaq shumë energji dhe kohë të çmuar Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve.
Mëmirë vonë se kurrë thotë populli, dhëntë Zoti marrëveshja e djeshme të shërbejëpër t'u kthjelluar e qytetëruar pak më shumë mjedisi politiko-mediatik dhe përt'u lehtësuar e pse jo, maturuar disi, ajo pjesë e opinionit publik që "uçmend" me sinqeritet prej keqkuptimit të madh të"Minishengenit". Për këtë mundësi të re kthjellimi e maturimi, duhenfalenderuar miqtë e mëdhenj amerikanë dhe kryeministri i urtë e i vendosur iKosovës, Avdullah Hoti, i cili përmbylli me kurajo e sukses, një përpjekje tëmundimshme të "tradhëtarit të kombit" Hashim Thaçi.
Ndeshjapër njohjen përfundimtare vazhdon, urime edhe njëherë dhe paj Zotin, mendjen nëvend herë tjetër!