Besa Shahini prezanton masat anti-covid në shkolla

Në shoqërinë e përfaqësuesit tëUNICEF, ministrja e arsimit ka prezantuar masat që janë marrë në shkolla nënisjen e vitit shkollor.

Me maskë dhe duke u kujdesur përtë ruajtur distancën, Besa Shahini ka këshilluar fëmijët, që janë duke ndjekurmësimet e prapambetura, që të mbajnë maskat në klasë, për të mbrojtur veten, mësuesitpor edhe familjarët e tyre.

Përfaqësuesi i UNICEF nga ana etij ka theksuar se rinisja e mësimit është më e mira për fëmijët, por dhe përvendin.

"Të gjithë e dimë se këto janë kohë të vështira kjo ështëedhe arsyeja se pse jeni larg nga njëri-tjetri. Me maskën e vendosur dhedezinfektantin e duarve në bankat tuaja mendoj se duhet të jemi të lumtur qëkemi mundësinë e rikthimit në shkollë. Rikthimi në shkollë është i rëndësishëm,gjithashtu e rëndësishme është të rikthehemi në shkolla në kushte të sigurta." 

Në datën 14 shtator në tëgjitha shkollat e vendit do të rinisë mësimi i cili do të organizohet me turne,për të bërë të mundur garantimin e ruajtjes së distancës mes fëmijëve.