Rikthehet Dimali, Ura Vajgujore ndryshon emrin e Bashkisë, kryebashkiakja: Të kthejmë në qendër arkeologjike
Ky është momenti i lindjes së Bashkisë së Dimalit.
Qëllimi i ndryshimit të emrit është që kjo qytezë tëshndërrohet gradualisht në një destinacion turistik.
"Ndryshimii emërtimit është pjesë e strategjisë të zhvillimit të ekonomisë lokale tëBashkisë Ura Vajgurore. Ndryshimi i emërtimit është një element soft i kësajstrategjie. Ajo ndërthuret me elementë të tjerë."
Vendosja e bustit djaloshit të Dimalit nqë qendër tëqytetit erdhi si ide pas gjetjes së kokës në rrënoja të këtij djaloshi.
Prej disa vitesh është diskutuar ndryshimi i emrittë Urës Vajgurore në Dimal, qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilësu zbuluan në kodrën e qytetit.
Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e përta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit.
Qëllimi ishte që kjo qytezë të shndërrohet gradualishtnë një destinacion turistik.
Për kryebashkiaken e Urës Vajgurore ky qytet shumëshpejt të kthehej në një qendër të merituar arkeologjike të vizitueshme.
"Nedo të bëjmë të mundur që përmes projekteve që kemi për Dimalin ta bëjmë tëaksesueshme rrugën që të sjellë deri këtu. Si fillim në objektiva afatmesëm tëbëjmë që sajti i amfiteatrit që është këtu të bëhet i vizitueshëm. Kemi njëfond të posaçëm nga Bashkimi Europian".
Kryebashkiakja thotë se së shpejti në qytetin e Urës Vajgurore të ngrihet njëmuze arkeologjik.
Arekologu Buran dautaj i cili zbuloi këtë qytet natregon me detaje për historinë.
"Këtufillon kodra e larta që është Akropoli. Pjesa e sipërme e qytetit ku zakonishtndërtoheshin godina të shenjta, ruheshin armët".
Profesori mban mend dhe mbishkrimet….
"1963edhe filluam gërmimet. Në vitin gjetëm mbishkrimet që na bënë të mundur tëlegalizonim dhe identifikonim qytetin. Janë në muze kombëtar".
Dimali sipas banorëve është kërkuar nga shumë vendepor u zbulua pikërisht në këtë vend.
Artan Plaka tregon se sëbashku me profesor Buraninka kërkuar dhe babai i tij i ndjerë ndërsa shprehet se ai vetë është kujdesur qëzona të mos dëmtohet nga piratët.
"Aktualishttë gjithë banorët jemi kujdesur derisa kemi pasur mundësi që të mos dëmtohej.Por nuk mund t'i ndalojmë vizitorët që vijnë dhe lenë dhe plehra".
Teksa ngjitemi në pjesën e sipërme të dimalitarekologu Buran Dautaj tregon se Dimali ka qenë një qytet shumë i fuqishëmushrtarakisht dhe në kërkime janë gjetur dhe armë të kohës të cila ndodhen mëmuze.
Për historianin Ymer Kordha, Dimali duhet të ruhet mekujdes dhe duhet të vijojnë kërkimet.
Profesor Kordha ashtu si të gjithë kërkon që Dimalitë mbrohet e të jetë zonë e mbrojtur.
"Kjoështë zona e parë e zbuluar në Dimal. Mbi bazën e kësaj zone u përcaktua dhe mëpas që ky është qyteti i Dimalit. Në fillim të shekullit të dytë të erës tonë,Dimali ka qenë në sundimin romaK".
Tashmë që bashkia e Urës Vajgurore ka marrë emrinDimal Kryetarja e bashkisë thotë se ndryshimi i emrit do të sjellë avantazhe nëpromovimin e vendit.
Për të ndryshimi i emrit do të ketë zero kosto përbanorët e qytezës.
Kryetarja e Bashkisë, Juljana Memaj thotë sepropozimi për ndryshimin e emrit të ka si vision zhvillimin e turizmit në zonë.
Për gazetarët Dimali, është një nga vlerat unike tëhistorisë së vjetër ilire, dhe autoritetet duhet t'i kushtojnë një vëmendje tëveçantë.
Në zonë, fermerët e fshatrave të Krotinës dheBistrovicës kanë mbjellë ullinj, qershi dhe kultura të tjera të bujqësisë.
Për profesorin Burhan Dautaj, zonanuk është shpallur zonë e mbrojtur apo monument kulture, dhe bëri thirrje që tëmerret në ruajtje nga autoritetet.
"Zona duhet të jetë e mbrojtur dhe të vazhdohen kërkimet.E para duhet që zona të pastrohet. Nga pastrimi dalin dhe të dhëna nga elementëtë rinj."
Pas ndryshimit të emrit në Këshillin Bashkiak do tëjetë parlamenti që do ta miratojë ku përfundimisht bashkia Ura Vajgurore do tëmarrë emrin Dimal.