Selita në mëshirë të fatit, banorët thirrje Veliajt: Asfalto rrugët!
Prej vitesh këto banorë ndeshen me pluhurin në kohë verë dhe me gropa dhe baltë në dimër.
Rruga e paasfaltuar në afërsi të Selitës është një problem i pazgjidhur prej shumë vitesh.
"Plot 20 vite ka në këtë gjendje."
"Kemi ngritur zërin se ka qysh në kohën e Enverit kështu, futen ujërat brenda."
"Sa herë ka votime vijnë këta, por nuk kanë bërë asgjë, sa morën votat."
"Na kanë thënë që do ta zgjidhin, por ja, ku janë, nuk kanë bërë asgjë."
Situata bëhet akoma më e vështirë për fëmijët e shkollës 9-vjeçare "Murat Toptani" të cilët e kanë thuajse të pamundur kalimin në këtë rrugë.
"Nxënësit e shkollës që shkojnë poshtë i mbajnë fëmijët në krah."
"Ne sa dalim direkt në baltë, edhe nxënësit e shkollës që vijnë mbyten në dimër."
Kërkesa e tyre shkon për Kryebashkiakun Veliaj, të cilit i bëjnë thirrje të angazhohet për asfaltimin rrugëve.
Për televizionin thonë se kanë paraqitur edhe shkresa, por pa një përgjigje apo reagim.