Zbulohen dy pllaka përkujtimore në bazat e UÇK në Has

Më shumë sedy dekada më parë, shtëpia e Salih Jakut nga Hasi i Shqipërisë, nuk ishte vetëme familjarëve Jaki.

 Ajo po shërbente si bazë e Shtabit tëPërgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizata eVeteranëve te Luftës së UÇK-së ka zbuluar të shtunën pllakat përkujtimore tëUÇK-së në fshatin Nikoliç të Hasit në Shqipëri dhe në fshatin Vlahen, nështëpinë e Alush Gradicës.

Në këtëpllakë përkujtimore janë të skalitur të gjithë emrat e pjesëtarëve që kanëkaluar në këtë shtëpi, nga Luan e Ramush Haradinaj, tek Hashim Thaçi, Xhevë eFehmi Lladrovci, e Bekim Berisha-Abeja.

Kryetari iOVL-UÇK-së, dega në Has, Xhevdet Thaçi u ka kërkuar falje të gjithë familjarëvetë anës së Hasit, që deri më tani, nuk kanë mundur të qesin në pah historinë evërtetë.

Xhevdet Thaçi:Sotne jemi mbledhur veç një kërkim falje për shpirtin e Salih Jakut dhe nënësSabri që jemi vonuar në kohë për ta treguar të vërtetën dhe të del historia nëshesh. Prandaj familjes Jaku veç i kërkojmë falje, por prej këtu fillonhistoria e vërtetë. Do të thotë 20 vjet kanë qenë me vlerë dhe janë abuzuar aqrëndë, janë vonuar për drejtësi. Për 20 vite ka qenë me vlerë por janë abuzuarrëndë. Respekt për të gjithë”.

Kryetari iOVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se nuk do ndalen vetëm me shtëpinë e Jakut, derisashtoi se kjo shtëpi ka qenë dhe do të jetë pranë Kosovës dhe luftëtarëve tëpopullit.

Hysni Gucati: Nesi organizatë do të vazhdojmë me këtë punë ku ka filluar edhe Shtabi i Përgjithshëmnë krye me Kadri Veselin, me Hashim Thaçin dhe me gjithë të tjerët, anëtarët etjerë, që kanë dhënë në këtë shtëpi për celulat e parë të UÇK-së. Ne kemi filluarkëtu në këtë shtëpi të vendosim një pllakë për hir të punës, veprës që kjoshtëpi ka bërë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por edhe paraluftës ku kanë qenë edhe celulat e para në këtë shtëpi.

Kryetari iPartisë Demokratike të Kosovës, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,Kadri Veseli, tha se Hasi gjithmonë ka qenë i besës dhe i bukës, ndërsa kakujtuar edhe qëndrimin e tij në shtëpinë e Salih Jakut

Kadri Veseli: Kyka qenë Hasi i besës dhe Hasi i bukës, Hasi i cili ka qenë porta e lirisë. I kambajtur të gjithë luftëtarët e UÇK-së në të gjitha trojet shqiptare nga gjithërruzulli tokësor kur kanë ardhur në luftë për çlirimin e vendit të vet. Ishihni këto dyer, kanë kaluar shumë gra e burra të Kosovës të cilët kanë qenëshume të fuqishëm. Unë vetëm e përmendi një moment në vitin 1998 ka qenë marsi,ishte nusja e shtëpisë, gruaja e Besnikut kur jemi nisur për rrugë, Xhevaheroina e kombit e dorëzon unazën thotë tash martohem me lirinë.

PërparimJaku, djali i të zotit të shtëpisë, Salih Jaku duke kujtuar ditët kurluftëtarët e lirisë shkonin në shtëpinë e tij si studentë, por që në çantat etyre nuk kishte vetëm libra.

“Buka dhe pritja që kanë bërë prindërit e mi dhe familjarët e mi e kanë bërë duke menduar që shtëpia është e Zotit dhe e mikut. Unë si student jam njoftuar me Kadri Veselin, ka qenë gjenerata e parë e studentëve që mbyllën Prishtinën dhe erdhën në Tiranë, jam njohur dhe kam bashkëpunuar me komandantin legjendar, Adem Jashari, me Luan Haradinajn edhe me shumë e shumë të tjerë. Studentët kur vinin, llimisht vinin me çanta dhe familjarët e mi nuk e dinin se në ato çanta nuk kanë vetëm libra. Më vonë mosha e studentëve u rrit dhe unë e mbaj mend kur baba im e pyeti ‘po këta studentët janë?’ ‘Jo, këta janë luftëtarë lirie që kanë marrë përsipër të mbrojnë trojet e veta”, u shpreh Jaku.