Balla: Shqipëria nuk ka patur e nuk ka një kryeministër më të mirë se Rama, kundërshtari i dobët
Kreu i grupit parlament të PS-së,Taulant Balla shkruan në facebook se shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativëmë të mirë sesa Partia Socialiste.
Për Ballën, Shqipëria nuk ka pasurdhe nuk ka një Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama dhe shti se kundërshtarëtjanë shumë të dobët.
Balla: Shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa PartiaSocialiste, madje sot ka edhe më shumë arësye për të na ribesuar drejtimin evendit, më shumë sesa edhe tre vite më parë. Këtë njerëzit e dinë. Shumica etyre nuk e diskuton, por kjo sot s’na mjafton. Kundërshtari shumë i dobët dhe ipabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh,programesh dhe ekipesh. Zgjedhja sot në zemrat e shqiptarëve është e thjeshtë.Edhe në fletën e votimit në pranverë 2021 po aq.
Shqipërianuk ka patur dhe nuk ka një Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama. Dhe Edi Ramado të jetë Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit tonë të tretë. Jo psepërballë si kandidatë rivalë janë Saliu i veshur si Luli, Monika në vend tëIlirit, bashkë me Nardin, Dashin, Mediun apo Vangjel Dulen. Ne nuk dokonkurojmë me ta. Ekipet tona në cdo qark nuk do të konkurojnë me ta, por mepritshmërirë e aleatit tonë të vetëm, njerëzit e thjeshtë.Tërmeti dhe pandemianuk ishin ngjarje dosido, por janë nga ato ngjarje që tundin tokën nën këmbët enjë vendi të tërë dhe jo më të një qeverie. Dhe shqiptarët janë dëshmitarë dhegjyqtarë të pagabueshëm.