U kapën tek Kepi i Rodonit, 2 emigrantë tentojnë të arratisen nga komisariati i Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2020, 15:23
Dy shtetas libian të cilët ishin shoqëruar nëkomisariatin e Durrësit nën akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit tentuan tëarratisen nga ambientet këtë të shtunë ( 5 shtator).
Shtetasit me iniciale, J. S., 31 vjeç dhe Sh.D., 28 vjeç tentuan të largohen përmes tubit shkarkues të katit të tretë tëgodinës.
Si pasojë e hedhjes ata janë dëmtuar. Aktualisht ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ata janë pjesë e 60 sirianëve të kapur disa ditë më parë në Kepin e Rodonit e cila shërben si një pikë për kalimin e paligjshëm të emigrantëve drejt Italisë.
Lexoni edhe: Hetohet trafiku i klandestinëve nga Kepi i Rodonit, ushqim për 16 minorenë sirianë