Lajme të mira: Vaksina e Rusisë shkakton përgjigje imune te njerëzit

Vaksina Sputnik V eRusisë prodhoi antitrupa pa "efekte serioze anësore" në provat ehershme.

Studiuesit thonë seduhen prova më të gjata për ta provuar atë të sigurt dhe efektive.

Dy prova të vogla tëbëra, me 38 persona në secilën, u kryen në dy spitale në Rusi.

Edhe pse vaksinatregoi një përgjigje të antitrupave në të gjithë pjesëmarrësit në fazën 2-të(40 persona), kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do t’i mbronte ata ngavirusi.

Kjo ende nuk ështëvërtetuar ende bën me dije shkencëtarët.

Nga këto rezultate,mund të themi se vaksina - e quajtur Sputnik V - duket se është e sigurt tenjerëzit e shëndetshëm midis moshës 18 dhe 60 për 42 ditë, sepse kaq zgjatistudimi.

Por, çfarë ndodh menjerëzit e moshuar dhe ata me kushte shëndetësore të cilët janë më të rrezikuarnga Covid-19? Sa e sigurt është për ta dhe për një periudhë më të gjatë kohore?

Kjo pyetje mund tëmarrë përgjigje vetëm pas provave shumë më të gjata, ku njerëzit që marrinpjesë nuk e dinë nëse po marrin vaksinën ose një injeksion tjetër.

Po ashtu, testet në mëshumë njerëz do t'u tregojnë shkencëtarëve se sa efektive është vaksina në njëpopullsie shumë më të gjerë.

Nga shumë vaksina qëprovohen aktualisht në botë, disa do të funksionojnë më mirë se të tjerët nësituata të caktuara dhe në grupe të caktuara njerëzish, theksojnë specialistët.