Shteti mblidhet në Vlorë - Meta, Rama e Ruçi bashke ne Sheshin e Flamurit

100 vjetori i luftës së Vlorës mblodhi mbrëmjen e sotme  në sheshin e “flamurit” krerët e shtetit shqiptar, deputetë e drejtues të pushtetit vendor.

Në ceremoninë zyrtare, prefekti Mamaj Flamur Mamaj kërkoi që 3 shtatori, dita e fitores ndaj pushtuesve italianë, të shpallet Festë Kombëtare.

Presidenti Ilir Meta tha se lufta e Vlorës u dha fund planeve antishqiptare dhe dëshmoi se vendi ka Zot dhe ky është vetë populli.