Vettingu i thirrur nga Kim, Balliu: Ambasadorja të flasë me emra

Vetëmdisa muaj nga zgjedhjet parlamentare, partitë politike kanë ndezur motorët përfushatë. Ambasadorja amerikane u ka bërë thirrje të gjithë partive për "vetting"të kandidatëve të propozuar nga to e cila është dakordësuar dhe nga PresidentiIlir Meta.

Porpër Fahri Balliun thirrjet nga Yuri Kim duhet të jenë më të specifikuara teksashprehet se rreziku kryesor vjen nga Edi Rama.

Në një intervistë për RTV Ora ai thotë se ambasadorja duhet të flasë me emra konkretë pasi me thirrje të përgjithshme askush nuk do t'i dëgjojë.

Balliu: Vetë partitë politike sidomos PD është themeluesja e vettingut në politik. Në thirrjen e ambasadores amerikane duhet të specifikohej që ky rreziku vjen nga Edi Rama. Deputetët e tij siç ishin në parlamentin tjetër, thelbi i së majtës së përfaqësuar nga Rama është shumë e lidhur me krimin. Basha është autori i ligjit të dekriminalizimit. Thirrja duhet të jetë më e adresuar. Ambasada le t'i botojë emrat nëse ka dhe është çështje e saj. Në sy të ambasadës amerikanë, policia megjithëse e ka ligj për të ndaluar funksionarë për tu bërë pjesë e policisë, as nuk pyet fare madje ministri del dhe i mbron në mënyrë antiligjiore. Thirrje të tilla janë të përgjithshme dhe teorike. Dhe nuk dihet se sa do t'i dëgjojë Edi Rama i cili nuk ka pyetur.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka dërguar një letër kryetarëve të partive ku u kërkon që të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme politike.

Dukesjellë në vëmendje dhe rastet e funksionarëve të dalë nga zgjedhjet e 2017 tëlidhur me krimin, Balliu thotë se ambasada nuk i ka bërë kurrë të njohura.

Sipastij, amerikanët janë treguar të butë me Ramën ndaj ai nuk i ka pyetur kurrëata.

Balliu: Ambasada amerikane nuk e ka plotësuar qëndrimin e vetë.Ministri që gjykohet për trafik droge ka qenë në Shtëpinë e Bardhë dhe ai nukmund të shkonte pa ambasadën amerikane atje. Për asnjë nga nga figurat e korruptuaranuk janë bërë kurrë të njohura nga ambasada që kjo është përgjegjësi e Ramës.Duke qenë se ata janë treguar të butë atëherë Rama nuk i ka pyetur dhe nuk dot'i pyesë ndonjëherë. Përderisa nuk është ndëshkuar atëherë ai do të vijojë tëmbajë linjën e vetë.

Ndërkohë Presidenti Meta ka ftuar palët politike ditën e premte (4 shtator) për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Balliuthotë se roli i Presidentit në këtë moment është i rëndësishëm për të bërëbashkimin e vlerave të demokracisë.

Balliu: Presidenti Meta, duke qenë se edicioni i tijpresidencial është në kohën më të keqe të demokracisë pa gjykatat Kushtetuesedhe të Lartë, ai e ka të vështirë. Ka qenë institucional. Nëse partitë politikedo të qëndronin më shumë në korridoret kushtetuese dhe jo të bënin debate nëmedia do të përfitonin më shumë. Unë e shoh rolin e presidentit si përbashkuestë vlerave të demokracisë dhe një mënyrë për të kuruar këtë katrahurë.

Intervistanë studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Endi Mullaj