Koronavirusi në Shqipëri, 185 pacientë të shtruar në spitale, 6 viktima në 24 orë

Shifrate rasteve të reja me koronavirus këtë të mërkurë kanë pësuar një rritje të lehtë.Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 122 të infektuar në krahasim me 93 tënjë dite më parë.

Gjithashtui lartë mbetet dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale ku në krahasim medje, u shënuan 3 më shumë. Në total janë 185 pacientë të shtruar, 22 në terapiintensive dhe 8 të intubuar.

Fatkeqësisht u regjistruan dhe 6 viktima të reja si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 296 numrin total.

Të infektuar - Janëidentifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera,ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre24 orëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditoreështë si vijon - 66 raste nëTiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi eMadhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Të shtruar -Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 185pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga tëcilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. 

Ju informojmë se në dyspitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarëtë cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, porpo vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Viktima -Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk ekanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçarenga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhebarierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Bizneset dhe institucionetpublike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë përparandalimin e përhapjes së infeksionit.

Ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektojnë distancën prej 1.5 metër dhe të dezinfektohen vazhdimisht.     

COVID-19 – Statistika (2 Shtator 2020)

Testime totale              64505

Raste pozitive                         9728

Raste të shëruara         5582

Raste Aktive               3850

Humbje jete 296 (QarkuTiranë 138, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipasqarqeve:

Tiranë              2058

Durrës                         490

Shkodër                       294

Lezhë              190

Korçë              155

Fier                              134

Elbasan                        132

Kukës              126

Vlorë               121

Berat               73

Dibër               39

Gjirokastër     38