Shkodër, prangoset 36-vjeçari i përfshirë në plagosjen me armë

Policia e Shkodër ka mundur të kapë një tëimplikuar në ngjarjen e ndodhur dje më datë(01.09.2020) ku në vendin e quajtur“Prek Cali”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi  T. L.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Z. L., 36vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet ka rezultuar që ky shtetas pasngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L., ka qëlluar me armëgjahu, në drejtim të mjetit të autorit, i cili gjendej i parkuar në rrugicënpara banesës.

Si pasojë e të shtënave është lënduar lehtënga një saçme shtetasi B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas mjekimittë marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar nëcilësinë e provës materiale armën e gjahut, të cilën shtetasi Z. L., e kishteme lejen përkatëse.

Vijon puna për kapjen e shtetasit L. K., idyshuar si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit T. L.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarje.

Lexo edhe: Shkodër: Kërcet arma në mes të ditës, plagoset 38 vjeçari