Fiber dhe kabina të reja në Tiranë, Rama: Shmangen humbjet në rrjet, trashëguam borxhe
KryeministriEdi Rama vizitoi sot nënstacionin tek Uzina e Traktorëve të fiderave të rinjdhe të kabinave të reja.
Nënstacionienergjitik i Uzinës së Autotraktorëve furnizon me energji një numër të madhbanorësh, por edhe fabrikash që ndodhen në zonë.
Kryeministrivizitoi sallën ku ndodhej sistemi i kontrollit dhe i monitorimit për të gjithënënstacionin dhe tha se në vetëm 7 vite janë bërë më shumë investime se nëdekada të tëra në sistemin e furnizimit me energji elektrike.
“Kjo është zona më e ngarkuar dhe menjë popullatë që vazhdon rritet dhe me gjithë sistemin SCADA është absolutishtrevolucion, krahasuar me çfarë ishin. Në këto 7 vjet janë bërë më shumë se nëdekada të tëra, pasi të gjithë këto janë infrastruktura të trashëguara ngavitet ‘70-të, siç janë dhe ato të ujit. Të gjitha kantieret e ujit tani janë nëpunë për 55 zona të mëdha urbane të Shqipërisë, janë kantiere për tëtransformuar rrjete të furnizimit me ujë të viteve ‘60-të, 70-të dhe të fillimviteve ‘80-të. Në të gjitha ato rrjete është bërë mirëmbajtje, por nuk ështëbërë asnjë investim. Ne nuk kemi pasur mundësi të investojmë më parë, sepsekishim gjithë këtë barrë borxhesh dhe barrë gjërash që duhej lehtësuar pak ngapak.
Por të imagjinosh që ndërkohë qëdemografia ka ndryshuar rrënjësisht, që janë rritur konsumatorët në mënyrëeksponenciale në zonat urbane dhe qoftë furnizmi me ujë, qoftë furnizimi meenergji i është lënë atyre rrjeteve të ndërtuara në atë kohë për atëlloj numri banorësh dhe për atë lloj konsumi që ishte komplet konsum tjetërështë një gjë e paimagjinueshme. Nuk ka pasur asnjë strategji, të paktën përt’i bërë hap pas hapi. E kur mendoj se ku do ishim sot, sikur këto që po bëjmëne të ishin bërë hap pas hapi qysh në krye të herës, është vërtetë për të vënëduart në kokë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Na mjaftojnë kusuret tona. Kusurete të tjerëve që nuk i bënë gjërat përpara le t’i mbajnë ata. Ne nuk i mbajmëdot,” - ushpreh Kryeministri.