Zgjedhjet, PD konfirmon: Koalicionet nuk preken

Partia Demokratike, do të rikthehet në Këshill Politik për të diskutuar për reformën zgjedhore. Nënkryetari demorkat Edi Paloka, tha se opozita jashtëparlmentare mund të japë konsensus për hapjen e pjesshme të listave, por kurrë nuk do të pranojë heqjen e kolaicioneve.

Këshilli Politik, pritet të riaktivizohet gjatë muajit shtator, ndërsa opozita jashtëparlmentare do të jetë prezente për t'i kujtuar socialistëve se marrëveshja e 5 qershorit duhet të qëndrojë e paprekur.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha se opozita mund të pranojë diskutimin për listat e hapura, por kurrësesi nuk mund të pranojë prekjen e koalicioneve.

Paloka:Në marrëveshjen e 5 qershorit është më see qartë se koalicionet zgjedhore qëndrojnë në formën që janë dhe sot në kodinzgjedhor. Nëse kjo pikë preket atëherë është pridhur marrëveshja.

Paloka, tha se PD është e hapur të shkojë edhe tek propozimi  i socialistëve për hapje të pjesshme të listave.

Paloka:Kemi propozuar hapjen 100 përqindmegjithatë jemi të hapur për të biseduar për këtë çështje.

Ndërkohe në selinë blu vazhdon procesi i filtrimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkishë.

Edi Paloka, tha se paralelisht me ketë proces deri në mesin e muajit, PD do të ketë gati edhe emrat e drejtuesve politikë në qarqe.

Paloka:Është një proces që mbyllet brenda mesittë shtatorit dhe në bazë të rezultatit do të ecim dhe me pjesën tjetër tëfillimit të fushatës zgjedhore.

Nënkryetari demokrat është i sigurtë në rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa tha se emrat që Rama delegoi një ditë më parë janë dëshmi se PS nuk shkeputet dot nga abuzuesit.