Balliu sfidon "sigurimsat" në polici: Të më vërtetojnë të kundërtën

Ish deputi i PD-së Klevis Balliu ka sfiduar hapur personat të cilët akuzohen se kanë pasur lidhje me sigurimin e shtetit dhe janë emëruar në strukturat e policisë që të vërtetojnë të kundërtën.

Gjatë ditëve të fundit, nëkrye të strukturave të policisë janë emëruar Gjovalin Loka e Albert Dervishaj tëcilët kanë rezultuar se kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

Ministri i Brendshëm SandërLleshaj duket se ka dalë në mbrojtje të tyre duke deklaruar se do të mbajë ai përgjegjësipër caktimin e tyre në këto struktura.

Në një intervistë për Ora News,ish-deputeti Klevis Balliu deklaroi se PD është zotuar se do të zbatojë ligjine për të ndëshkuar shkeljet ligjore në lidhje me këto persona.

Balliu:Jemi shumë afër shembjes të kësajnarkodiktature për shkak të një investimi të Partisë Demokratike, opozitës sëbashkuar dhe qytetarëve shqiptarë që sa vijnë e më shumë shprehin mbështetjen etyre.

Gazetari:Ka një zotim nga PD për të shkarkuar?

Balliu:Partia Demokratike zotohet që të zbatohetligji. Nuk ka asgjë për tu çuditur.

Gazetari: Këta zyrtarë të shtetit do ta kenë shumë të thjeshtë që të thonë se na shkarkuan për çështje politike, na ka sulmuar një parti politike kur ishin në opozitë dhe kur erdhën në pushtet na nxorën nga puna.

Një ditë pas deklaratës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj i cili doli në mbrojtje drejtuesve të policisë që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit para viteve 90’, Sindikata e Policisë e konsideron të pavlerë vijimin e procesit të Vettingut.

Sadetin Fishta për Ora News thotë se përgjegjësi për konfirmimin ne detyrë ish-sigurimsave ka komisioni i jashtëm i vlerësimit, i cili pas ndryshimeve ligjore është në varësi të ministrisë së brendshme.

“Përgjegjësia i bie drejtpërdrejt komisionit të Vettingut, i cili përbehet nga 3 anëtarë dhe ata mbajnë gjithë peshën për çdo person të kaluar në proces.”

Intervista në studio me gazetarin Leftion Peristeri, përgatitiEndi Mullaj